Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimit të programit të Startup Albania mbi sipërmarrjet e reja, theksoi rëndësinë e ministres virtuale “Diella” sa i takon vënies nën funksion të këtij programi.
Sipas tij, një prej probleme më të mëdha me të cilat hasen sipërmarrësit e rinj, është burokracia e zyrave shtetërore dhe me “Diellën” synohet eleminimi i këtyre burokracive.
“Diçka tjetër, që ne kemi shumë dëshirë dhe përpiqemi të shtojmë përpjekjet tona me mbështetjen e ministres së Shtetit për IA që do të ndihmojë për nxitjen dhe shpërndarjen e të gjithë hapësirës dhe rrjeti të qeverisë dhe të gjithë fuqisë së AI , këtë aksilerator e shohim si një sipërmarrje të përbashkët, urë lidhës mes inxhinierëve të IT dhe sektorit privat e publik dhe dëshirojmë që të t’i japim të gjithëve mundësinë të punojnë me të dhënat anonime dhe të dalin me zgjidhje për atë sektor dhe të mbështetin transformimin e çdo ministrie e agjensive.
Problemi më i madh i këtij komuniteti, është burokracia, ndaj ne dëshirojmë të hedhim një hap shumë të rëndësishme përpara dhe të eleminojmë të gjithë pengesat burokratike për të gjithë sipërmarrjet, për të gjitha rregullat që ata duhet të zbatojnë”- deklaroi Rama. Versus.al







