POLITIKË /

Betimi i qeverisë Rama 4, BE: Me reformat e nevojshme mund të arrihet përmbyllja e negociatave deri në 2027-ën

Në reagimin e bërë, ambasada shprehet se është në pritje për të punuar me të gjithë aktorët politikë.

Shkruar nga Versus

Betimi i qeverisë Rama 4, BE: Me reformat e nevojshme mund të arrihet

Të premten e 19 shtatorit, ministrat e qeverisë Rama 4 bënë betimin para presidentit Bajram Begaj për të nisur zyrtarisht punën si anëtarë të kabinetit qeveritar për mandatin e 4 radhazi që PS ka për të qeverisur vendin.

Sot ka ardhur edhe reagimi nga zyra e ambasadës së BE në Shqipëri ku shkruhet se përmes reformave të nevojshme, vendi mund të arrijë objektivin që deri në fund të vitit 2027, të përmbyllë negociatat me Bashkimin Europian.

“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”- thuhet në reagim. Versus.al

Poll