Kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e qeverisë që do drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme, janë betuar sot në presidencë para presidentit Bajram Begaj duke marrë nisur kështu zyrtarisht detyrën.
Pavarësisht thirrjes së PD ndaj presidentit për të mos mbajtur ceremoninë e betimit me argumentin se ishte shkelur kushtetuta për shkak se në seancën plenare të votimit të qeverisë nuk pati debat, Begaj ka vijuar me procedurat për certifikimin e nisjes së punës së qeverisë së re. Sipas dekretit presidencial, ngritja dhe funksionimi i ministres virtuale "Diella" i është ngarkuar si përgjegjësi kryeministrit Edi Rama.
Pas betimit në presidencë, Rama mblodhi ministrat në godinën e kryeministrisë në mbledhjen e parë për këtë mandat qeverisës.
Përbërja e qeverisë "Rama 4":
Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)
Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)
Petrit Malaj - Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)
Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)
Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)
Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)
Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)
Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)
Diella – Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes. Diella, shërbyesja e prokurimeve publike.
Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)
Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)
Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)
Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë (Rikonfirmohet në detyrë)
Adea Pirdeni - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin (Rikonfirmohet në detyrë)
Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin (Zëvendëson Taulant Ballën). Versus.al







