Në programin qeverisës të Partisë Socialiste, një prej pikave ishte edhe një reformë e re administrative territorial që do të riorganizojë bashkitë e vendit duke analizuar edhe lëvizjet e popullsisë brenda territorit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha se para vitit 2027 kur vendi do të shkojë në zgjedhje lokale, do të ketë “shkrirje” të bashkive”.
“Ka bashki që nuk e justifikojnë të qënit bashki. Duhet ta bëjmë këtë para zgjedhjeve të ardhshme lokale, që janë në pranverën e viti 2027”- u shpreh Klosi në "Top Story".
Reforma aktuale administrative u miratua në vitin 2014 pa ndonjë miratim të qytetarëve dhe ndryshoi totalisht mënyrën e menaxhimit të territorit. Komunat u “shkrinë” për t’u kthyer në njësi administrative, ndërsa u zvogëlua numri i bashkive. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me reformën e re që do të bazohet në minimizimin e numrit të bashkive në vend. Versus.al







