POLITIKË /

“Begaj të mos i thërrasë ministrat për betim”, Bardhi pasi qeveria u votua pa debate: Kërkojmë shkarkimin e Peleshit

Bardhi njoftoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Peleshit me pretendimin se ka shkelur kushtetutën gjatë seancës ku u votua qeveria dhe programi qeverisës pa patur debate.

Shkruar nga Versus

“Begaj të mos i thërrasë ministrat për betim”,

Pasi seanca plenare ku u votua qeveria u mbyll brenda disa minutash me 82 vota të socialistëve pa patur asnjë debat, Gazment Bardhi ka folur për mediat lidhur me planin në vazhdim të PD.

Ai tha se opozita kërkon që të ketë një përsëritje të seancës plenare për të debatuar programin qeverisës, ndërsa theksoi se grupi parlamentar që ai drejton i bën thirrje presidentit Bajram Begaj që të mos thërrasë ministrat për t’u betuar pasi është shkelur kushtetuta në seancën e votimit të qeverisë dhe programit qeverisës. Mes vendimeve të tjera që kanë marrë, Bardhi tha se është edhe nisja e procedurave për të shkarkuar kryeparlamentarin Niko Peleshi me pretendimin se ka shkelur rëndë kushtetutën.

“Kërkojmë përsëritjen e seancës të paraqitjes së programit politik. I bëjmë thirrje presidentit të republikës që të marrë praktikën paralamentare të asaj që ndodhi për të konstatuar që votimi është tërësisht antikushtetues dhe të mos thërrasë për betim anëtarët e propozuar të këshillit të ministrave pa patur një procedurë korrekte parlamentare. Së treti grupi parlamentar ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare për shkarkimin e kryetarit Niko Peleshi për shkak se nuk është kryetar kuvendi, por një kukull që drejtohet nga Edi Rama dhe është i marrë peng nga Rama për shkak të aferave të tij në bashkëpunim me Klodian Zoton. Nuk ka ndodhur kurrë që në 35 vite të drejtosh 2 seanca dhe në të dyja të shkelës kushtetutën. Këtë munda ta bëjë vetëm një kukull e Ramës që është marrë peng për shkak të aferave korruptive”- tha Bardhi duke e cilësuar që në nisje një “provokim” videon e Ramës ku shfaqej Diella duke iu drejtuar deputetëve të PD. Versus.al

Poll