POLITIKË /

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Deri në fund të 2026-ës, Kadastra do e ketë përfshirë gjithë territorin

Shkruar nga Versus

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Deri në fund të 2026-ës,

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale ku bën me dije se deri në dhjetor të vitit 2026, pritet që regjistrimi i digjital i pronave të përfshijë të gjithë territorin.

Sipas tij, një regjistrim i tillë, do të krijojë më shumë mundësi për shërbime të shpejta online përmes platformës qeveritare e-Albania.

“Mirëmëngjes dhe me punën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin digjital të pronave, që deri në dhjetor 2026 do të përfshijë krejt territorin, duke krijuar kushtet e një shërbimi të shpejtë përmes e-Albanias, ju uroj një ditë të mbarë”- tha Rama. Versus.al

Poll