POLITIKË /

VIDEO/ Cili do jetë kandidati i PD për bashkinë Tiranë? Luan Baçi shkakton të qeshura me përgjigjien

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Cili do jetë kandidati i PD për bashkinë Tiranë? Luan

Një deklaratë e bërë nga deputeti i PD, Luan Baçi pasi u pyet nëse demokratët kanë një kandidaturë për kreun e bashkisë së Tiranës ka shkaktuar të qeshura të forta në studion e emisionit “Quo Vadis”.

Moderatorja dhe të ftuarit, nuk e mbajtën dot seriozitetin ndërkohë që Baçi u përgjigj për të disatën herë se PD ka shumë emra që mund të jenë kandidatë, por nuk dha asnjë emër konkret.

Pjesë nga biseda në studio:

Borakaj: A ka PD emra konkretë?

Baçi: Po, siç ua thashë ka shumë.

Borakaj: Aq shumë ka, sa as tre emra nuk i keni.

Baçi: Kemi shumë...


Pas ngulmimit të Baçit për të pretenduar se kanë shumë kandidatë, por pa dhënë emra, studio shpërtheu në të qeshura dhe moderatorja u detyrua të kërkonte publicitet, derisa situata të normalizohej. Versus.al

Poll