POLITIKË /

"Do hyjmë në zgjedhjet e bashkisë Tiranë", Berisha: Veliajn e kanë kërcënuar, ja çfarë i bënë në qeli

Sipas Berishës, ish-kryebashkiakut Vangjush Dako iu caktua të kthehej në qeli për 10 ditë me qëllim që t'i përcillte mesazhin Erion Veliajt.

Shkruar nga Versus
"Do hyjmë në zgjedhjet e bashkisë Tiranë",
Erion Veliaj dhe Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me situatën politike në vend ku ka zbuluar gjithashtu se PD do të hyjë në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe se do të ketë kandidat përballë Ogerta Manastirliut të PS.

Po ashtu deklaroi se edhe këshilltarët bashkiakë demokratë do të votojnë për shkarkimin e Erion Veliajt në sencën që do të mbahet të martën.

“Me Ramën nuk ka zgjedhje por ne do të hyjmë në zgjedhje. Edi Rama faktoi që po bën çdo gjë që që ta zhdukë përfundimisht Erion Veliajn. Unë skam kurrë keqardhje është Veliaj. Ajo forca jonë politike u angazhua 46 protesta nuk u nda ndaj shiu dhe diellit se ai e meritonte. Altin Troplini e mbron atë nga diegsat. Ta akuzosh Ahmetajn për djegësat që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim kurse Edi Rama dhe Veliaj që e kanë firmosur dhe janë autorë kryesorë iu kanë falur. Këshilltarët tanë kanë kërkuar dorëheqjen e tij”, tha Berisha.

Sipas kryedemokratit procesi gjyqësor ndaj Veliajt është i drejtë, por më tej pretendoi se kryebashkiaku është trajtuar në mënyrë çnjerëzore në qelinë e burgut dhe se e kanë kërcënuar.

"Procesi kundër Veliajt është një proces i bazuar në fakte që dëshmojnë implikimin në aktet korruptive familjare. Ai cfarë ka bërë, ka dhënë tendera që kanë transferuar para tek e shoqja dhe e dyta është që biznesmenët kanë marrë favore duke sponsorizuar të shoqen , këto janë të dhënat. Mënyra e trajtimit në burg e Velkiajt është çnjerëzore dhe staliniste, e kanë trajtuar keq në burg duke shkelur të drejtat e njeriut. Kur shkelen të drejtat e njeriut, unë s’mund të kënaqem edhe pse e kam kundërshtar. Edhe para pushkatimit, i pandehuri e ka një të drejtë. Veliajn e kanë futur në izolim total, i futën Ulsi Manjën me një vrasës për ta kërcënuar, thuhet që edhe Dakon e kthyen në qeli për të dhënë porosi dhe kërcënime. Unë nuk jam, asnjë takim, asnjë takim me avokatët ndërkombëtarë, pse kanë frikë nga avokatët e huaj këta?!”, tha Berisha. Versus.al

Poll