POLITIKË /

Diella “trazon” Kuvendin, PD i hedh sende Ramës! PS voton qeverinë dhe programin pa debat

Pasi deputetët e PD e konsideruan tallje fjalimin e ministres virtuale "Diella", kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi u ngrit drejt foltores ku do të mbante fjalën Rama dhe hodhi sende drejt tij.

Shkruar nga Versus

Diella “trazon” Kuvendin, PD  i hedh sende Ramës! PS voton

Pas fjalës së mbajtur nga ministrja virtuale “Diella”, ajo që pritej të ishte seancë maratonë për debate mbi programin qeveritar të PS për mandatin e katërt është kthyer në një procedurë disa minutëshe.

Diella “trazon” Kuvendin, PD  i hedh sende Ramës! PS voton

Fjala e Diellës ka acaruar situatën në Kuvend duke bërë që opozitarët ta konsideronin këtë si një tallje nga ana e Ramës. Për pasojë edhe hodhën sende ndaj këtij të fundit. Kryeministri siç kishte paralajmëruar, kërkoi kalimin për votim të kabinetit dhe programit qeverisës pa asnjë debat.

Me këtë kërkesë Peleshi konfirmoi miratimin me 82 vota pro të programit qeverisës. Versus.al

Poll