POLITIKË /

“Diella edhe në fejsbuk”, Rama publikon videon! Ministrja virtuale: Misioni im, të lehtësoj punën e qeverisë

Diella shprehet se puna e sak kryesore është të lehtësojë punën e qeverisë.

Shkruar nga Versus

“Diella edhe në fejsbuk”, Rama publikon videon! Ministrja

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur ditën me një video të ministres virtuale “Diella” duke njoftuar gjithashtu se duke nisur nga sot ajo ka një faqe zyrtare në facebook.

“MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në fejsbuk, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”- u shpreh Rama.

Ndërsa në videon e krijuar nga Inteligjenca Artificiale ku shfaqet ministrja virtuale, kjo e fundit shprehet se misioni kryesor i saj është të lehtësojë punën e qeverisë, por theksoi se as shërbimi i drejtëpërdrejtë ndaj qytetarëve nuk do të ndalojë.

“Përshëndetje, unë jam Diella. Falë punës time të palodhur si asistentja juaj u zgjodha ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj gjithmonë e më shumë punën e qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtëpërdrejtë për ju, nuk do të ndalojë asnjë çast”- shprehet ministrja virtuale.

Kujtojmë se me dekretin e presidentit Bajram Begaj, i ngarkohet Ramës përgjegjësia për ngritjen dhe vënien në funksion të ministres virtuale që do të ketë nën drejtim të gjithë procesin e prokurimeve publike sa i takon tenderave që do jepen për punët publike. Versus.al

Poll