POLITIKË /

Rama prezanton programin qeverisës, i drejtohet opozitës: Nëse u bini tavolinave, prania jonë këtu do zgjasë shumë pak

Shkruar nga Versus

Rama prezanton programin qeverisës, i drejtohet opozitës: Nëse u

Kreu i qeverisë Edi Rama nisi seancën plenare në Kuvend për të prezantuar programin qeverisës së PS për mandatin e 4 radhazi. Në hyrje të fjalës së tij ai tha se mbështetja që kanë marrë me votë nga qytetarët, është një borxh i madh ndaj këtyre të fundit. Ndërsa u kërkoi të tijëve që të nisin mandatin me energji të reja.

Ndërkohë opozitës iu drejtua duke u kërkuar deputetëve që të kenë kujdes në mënyrën sesi sillen në Kuvend sa i takon protestave të tyre “fizike”. Ai tha se opozitës do t’i jepet koha e nevojshme për të shprehur mendimet e saj, me kusht që të ruajë qetësinë ose në të kundërt paralajmëroi se socialistët do t’i mbyllin seancat me votim të shpejtë.

“Dua t’i them shumicës se jo një mandat, por vite të tëra politike nuk mjafton për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e 4 radhazi. Këtë borxh duhet ta marrim përsipër çdo ditë me sjellje të mirë dhe durim e energji të reja.

Ndërsa pakicës dua t’i them vetëm se nuk është puna jonë se çfarë bëni e thoni jashtë kësaj salle. Por në këtë sallë në respekt të zgjedhësve tuaj do keni gjithë kohën e nevojshme dhe durimin tonë nëse do harroni përdorimin e trupit apo rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt, prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll