Një rast i rëndë është zbuluar në qytetin e Përmetit, ku një efektiv policie, 56 vjeç, me inicialet A.A., dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare nga Këlcyra, me inicialet S.K.
Rasti u bë publik fillimisht përmes një postimi në rrjetet sociale, pas së cilës Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nisi menjëherë hetimet.
Sipas burimeve hetimore, ngjarja është zbuluar përmes disa videove me përmbajtje intime që kanë qarkulluar në mënyrë virtuale dhe kanë përfunduar në duart e disa të rinjve, miq të përbashkët të vajzës. Dyshohet se këta të rinj kanë tentuar të shantazhojnë efektivin, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve.
Deri tani janë shoqëruar shtatë persona të përfshirë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar rolin e secilit dhe për të zbuluar nëse ka të tjerë të implikuar. Vajza e mitur është marrë nën mbrojtje dhe do të merret në pyetje në prani të psikologut dhe përfaqësuesve ligjorë./Versus.al







