POLITIKË /

Hodhën sende drejt Ramës, komisioni i Etikës përjashton Bardhin dhe një deputet të PD

Shkruar nga Versus

Hodhën sende drejt Ramës, komisioni i Etikës përjashton

Komisioni i Etikës ka marrë vendimin e përjashtimit me 10 ditë për Gazment Bardhin dhe deputetin e PD-së Fidel Krekën të cilët cilësohen si shkaktarë të situatës së tensionuar ditën e djeshme në Kuvend ku u votua qeveria e re që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Në kërkesën që PS depozitoi thuhej se Bardhi dhe Kreka kanë kryer veprime të dhunshme ndaj ministrave dhe deputetëve të PS. Lidhur me këtë vendim të komisionit, foli për mediat deputeti Saimir Korreshi i cili u shpreh se ajo çfarë ndodhi dje në seancën plenare, ishte një provokim i përgatitur nga Rama. Versus.al

Poll