AKTUALITET /

“Kam hall se do mërzisësh Visin”, Dervishaj tenton të ‘intimidojë’ zv.drejtorin e policisë Durrës: S’duhej të vije

Ndërkohë që Plarent Dervishaj ndërhyri gjatë dëshmisë së Bujar Delallisit, u desh ndërhyrja e gjykatës për të shmangur intimidimin e zv.drejtorit të policisë së Durrësit.

Shkruar nga Versus
“Kam hall se do mërzisësh Visin”, Dervishaj tenton të
Të pandehurit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj

Në procesin ndaj Plaurent Dervishaj dhe Jualin Mecaj ka dëshmuar edhe nëndrejtori i policisë së Durrësit, Bujar Delallisi i cili ka qenë pjesë e operacionit ku u kap Ramazan Rraja.

Bujar Delallisi: Jam me detyrë në policinë e Durrësit. Gjatë vitit 2023 deri në Mars kam qenë në Korçë. Po si emër i njoh Plaurent Dervishin dhe Julian Meçen. Kam marrë pjesë në operacionin për kapjen e Ramazan Rrajës. Kemi bërë ndërhyrjen në zonën e Fushë Krujës në një hotel. Kur e kemi kapur kemi qenë 30 forca policie. Janë konstatuar dy persona të armatosur. Edhe ai tjetri ishte shpallur në kërkim. Armë brezi kishin të dy.

Plaurent Dervishaj: Kam hall mos mërzit Visin që ke ardhur sot nuk të takon ty me ardh sot. Nuk do ti mbash hallet e dynjasë.

Pas kësaj “tërheqje vëmendje” nga ana e Dervishajt për nëndrejtorin e policisë së Durrësit, ka ndërhyrë gjykata duke i tërhequr vëmendjen të pandehurit të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit Andi Maloku. Versus.al

Poll