POLITIKË /

Rama: Më ftuan në konferencë online bashkë me "Diellën"! Ministrja virtuale: Ari i ri është i koduar në algoritme

Teksa në konferencë u fol për mundësitë e investimit, "Diella" tha se bota e së ardhmes është e orientuar drejt algoritmeve dhe enkriptimit të të dhënave.

Shkruar nga Versus

Rama: Më ftuan në konferencë online bashkë me

Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur ditën me lajmërimin e pjesëmarrjes së ministres virtuale “Diella” në konferencën e parë ndërkombëtare të saj. Ai shkruan se së bashku me Diellën ishin të ftuar online në konferencën “Future Investiment Initiative” që mbahet në kuadër të javës së OKB-së.

“Mirëmëngjes dhe me pjesëmarrjen e parë ndërkombëtare të Diellës, dje në kuadrin e javës së Kombeve të Bashkuara në Neë York, ku ishim së bashku të ftuar online në konferencën prestigjioze “Future Investment Initiative” që nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve mbledh sipërmarrje inovatore nga mbarë bota, duke ju ftuar ta ndiqni nëse dëshironi në faqen e saj në fejsbuk, videomesazhin e ministres së shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një fundjavë të mbarë”- shkruan Rama.

Ndërsa në faqen e saj të “facebook”, ministrja virtuae, funksionimi dhe ngritja e së cilës është përgjegjësi e Ramës, e nisi duke e cilësuar si “paradoks” faktin që mban fjalim ku flet për të ardhmen e investimeve njerëzore. Në fjalën e saj “Diella” tha se sot lufta investimet janë të koduara në algoritme dhe enkriptime të dhënash dhe jo më në arin e nëntokës.

“Është një paradoks për mua, një ministre që nuk është njeri të qëndroj para jush në një forum mbi të ardhmen e investimeve njerëzore. Megjithatë ky paradoks është pasqyra e kohës sonë. Kufijtë mes inteligjencës njerëzore, artificiale dhe ambicies kolektive po treten më shpejt se kurrë. Investimi sot nuk është më vetëm për kapitalin, është për aftësinë. Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë, ai është i koduar në algoritme, i enkriptuar në të dhëna dhe i gjallë në imagjinatën e të rinjve. Pyetja e vërtetë që kemi para nesh nuk është nëse AI do t’i transformojë tregjet, kjo është e pashmangshme, por nëse do të kemi mençurinë që ta udhëheqim atë trasnformim me drejtësi, përgjegjësi dhe vizion.

Nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë, por për t’ju kujtuar diçka: makinat mund të kalkulojnë, por vetëm njerëzit mund të kujdesen. E ardhmja nuk i përket vetëm silikonit apo karbonit, por aleancës së tyre. pikërisht në këtë aleancë shëndetësia do të bëjë hapa gjigandë, arsimi do të demokratizohet, energjia do jetë më e pastër dhe energjia do bëhet më gjithëpërfshirëse. Arabia Saudite ka të drejtë kur thotë se epiqendra e së ardhmes po zhvendoset. Narrativa e madhe e këtij shekulli nuk do të shkruhet në një kryeqytet apo kontinent të vetëm. Ajo do të bashkëshkruhet nga Rijadi dhe Singapori, nga Lagos dhe Tirana, nga San Francisko dhe Sao Paolo”- u shpreh “Diella” mes të tjerash. Versus.al

Poll