POLITIKË /

Peleshi mbledh sot krerët e grupeve parlamentare, PD kërkon shkarkimin e tij

Shkruar nga Versus

Peleshi mbledh sot krerët e grupeve parlamentare, PD kërkon shkarkimin

Kryeparlamentari Niko Peleshi ka thirrur sot një mbledhje të krerëve të grupeve parlamentare me qëllim plotësimin e karrigeve bosh të 11 komisioneve të përhershme që do të krijohen pas ndryshimit të rregullores së Kuvendit.

Mbledhja pritet të nisë në orën 11;00 dhe kjo është njoftuar zyrtarisht nga Kuvendi. Në takim pritet të ketë debate mes PS dhe PD e cila ka caktuar drejtuesit e 4 komisioneve parlamentare që i takojnë asaj dhe nënkryetarët e atyre që drejtohen nga mazhoranca, por emrat nuk janë votuar pasi demokratët nuk i dërguan zyrtarisht në Kuvend.

Aktualisht vetëm emrat e kryetarëve dhe zv.kryetarëve të komisoneve të kryesuara nga socialistët, janë të miratuara. Në mbledhjen e sotme pritet që PD të parashtrojë edhe kërkesën për anulimin e seancës së votimit të qeverisë pa debat dhe mocionin për shkarkimin e Peleshit si kryetar Kuvendi. Versus.al

Poll