POLITIKË /

Berisha zbulon nëse PD do votojë shkarkimin e Veliajt nesër: Rama ka frikë se ai i nxjerr krimet

Sipas Berishës, Veliaj po dënohet për gardërobën e gruas së tij dhe jo për inceneratorët apo aferat e tjera ku është përfshirë me Ramën.

Shkruar nga Versus

Berisha zbulon nëse PD do votojë shkarkimin e Veliajt nesër: Rama

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se në mbledhjen që do të zhvillohet nesër në këshillin bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt nga kreu i bashkisë së Tiranës, këshilltarët demokratë do të votojnë pro.

Por theksoi se kërkesa e tyre ka qenë që Erion Veliaj të lejohet që të jetë i pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak dhe të shprehë gjithë atë çfarë ka për të thënë. Sipas tij, Rama i frikësohet një rrëfimi të Veliajt dhe prandaj nuk pranon që kryebashkiaku i arrestuar të jetë i pranishëm në mbledhjen e këshillit.

Pjesë nga fjala e Berishës në konferencën për mediat:

Së pari, Erion Veliaj është atje ku është... PD ka denoncuar krimet e tij me 47 protesta, të adresuara direkt kundër tij. Dhe ajo nuk e ka bërë kurrë këtë për problemet e mëdha, sherret e brendshme politike që kanë pasur ai me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Jo, absolutisht. Por, në bindjen time më të thellë, ai është përgjegjës direkt për zhdukjen e 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës bashkë me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Dhe do mbetet në turpin më të madh, në krimin më të shëmtuar, akti i Altin Troplinit dhe ekipit që hetoi djegësin e Tiranës, të cilët lëshuan mandat arresti ndaj një ministri që e kishte kundërshtuar pesë herë djegësin. Dhe nuk e morën në pyetje Edi Ramën, Lubi Ballukun se ku shkuan paratë. Si mund të disbursohen 130 milionë euro nga thesari me firmat e tyre. Pra, kjo është e vërteta. Erion Veliaj po dënohet për garderobën, vjedhjet që janë bërë. Vjedhje familjare. Të mos u duket gjë e vogël ju se dje po lexoja se ish-kryetarja e bashkisë së Parisit po hetohet jo për 860 mijë euro, për 84 mijë euro garderobë.

Po, po, merreni dhe lexojeni. 84 mijë euro garderobë. Jo 860 mijë si Velica. Dhe të gjitha para të kaluara nëpërmjet bashkisë tek OJF-të dhe Velica. Ajo që kërkojmë ne është që Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak.

Këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur shkarkimin e tij. Nuk ka diskutim se vota e tyre është automatikisht për shkarkimin. Por në qoftë se Edi Rama nuk ka frikë nga Erion Veliaj, se i nxjerr krimet e tij, ta lërë të flasë aty. Të jeni edhe ju mediat aty dhe të flasë. Se ky është rregulli. Versus.al

Poll