Gjatë konferencës të mbajtur tek “Piramida” lidhur me programin e Start Up-eve, kryeministri Edi Rama pasi foli për ndikimin që do të ketë ministrja e re virtuale “Diella” për t’I dhënë fund burokracirave, nuk kurseu as batutat.
Teksa përmendi faktin se mes njerëzve ka shpesh burokracira nëpër institucionet shtetërore edhe për shkak të lidhjeve familjare, Rama pohoi me shaka se çdo shqiptar e ka një kushëri amerikan sepse shqiptarët ishin homosapientët e parë.
Rama: (Diella) Do të procesojë gjithë aplikimet nga start up-eve që dëshirojnë të marrin grante, jo nëpërmjet burokracisë tonë, por nëpërmjet Inteligjencës Artificiale. Të gjithë do të mund të shohin se kush ka fituar. Është thjesht kapaciteti për të procesuar pa asnjë lloj kufizimi që mund të lidhet me kufizimet njerëzore duke filluar nga burokracitë
Burokracia si përkufizim është që ka më të thjeshtë fjalën “jo” e cila duhet të kthehet në një “po”. Fillimi i burokracisë është gjithmonë jo. ndërsa ajo nuk thotë asnjëherë jo, ajo nuk fle gjumë, nuk ka orar dreke. Është diçka unike, nëse e kontrollojmë do të gjejmë shumë lidhje dhe jam i bindur që me dikë jam edhe kushëri këtu.
Profesori amerikan: E ke parasysh që edhe në Amerikë kushdo e ka një kushëri në Shqipëri.
Rama: Sepse ne ishim të parët dhe pastaj erdhën ata. Pra kemi qenë njëherë ne, pastaj erdhën majmunët, majmunët u bënë njerëz dhe pastaj njerëzit u bënë grekë dhe pastaj gjithë pjesa tjetër. Pra le të themi që ne jemi homosapientët më të lashtë, prandaj edhe amerikanët e kanë nga një kushëri këtu”- u shpreh Rama me batuta. Versus.al







