MAGAZINË /

U rendit i treti në BBVIP, reagon për herë të parë Romeo: Fitorja ime e madhe… (VIDEO)

Aktori Romeo Veshaj shprehet se fitorja më e madhe e tij, janë personat që e kanë mbështetur gjatë pranisë së tij në shtëpinë e Big Brother VIP.

Shkruar nga Versus
U rendit i treti në BBVIP, reagon për herë të parë
Romeo Veshaj

Aktori Romeo Veshaj i cili u rendit i treti në këtë edicion të Big Brother Vip Albania, ka reaguar për herë të parë në rrjetin e tij social.

Me anë të një videoje të postuar në “Instagram”, Romeo shprehet se i është dashur pak kohë të marrë veten, ndërsa falenderoi të gjithë ata të cilët e kanë votuar dhe mbështetur gjatë rrugëtimit të tij në spektakël.

“Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë. Fjeta shumë sot, mu desh pak kohë të merrja veten, të them të drejtën.

Por kur u zgjova pashë të gjithë mbështetjen tuaj dhe ishit shumë.

Po e bëj këtë video që t’ju falenderoj më gjithë zemër, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për të gjithë mbështetjen që më keni bërë në këto 4 muaj e gjysmë, për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë.

Realisht, ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falenderoj shumë dhe ju puth. Dua t’ju puth të gjithëve do ta gjej një formë t’ju puth të gjithëve” shprehet Romeo.

Aktorja Egla Ceno u shpall fituese e këtij edicioni të Big Brother VIP duke lënë të dytin aktorin Julian Deda.

 



Poll