
Deklarata e gazetarit Ronaldo Sharka dhënë së fundmi në lidhje me ndarjen e supozuar mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit është komentuar sërish së fundmi.
Sharka u shpreh pak di se beson se nuk është një ndarje e vërtetë por një taktikë për të tërhequr vëmëndjen dhe se thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar.
“Më duken skenare të reja. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”, tha Ronaldo.
Por i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Romeos i cili nuk iu përgjigj gazetarit me fjalë por thjesht me vepra duke e hequr nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërkohë që Sharka vazhdon ta ndjek aktorin./Versus.al







