Kryeministrja e Italiasë Giorgia Meloni pas vizitës në kampin e emigrantëve që do vijnë nga Italia ka mbajtur një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ajo është kujdesur që në fillim ti japë vëmendjen e duhur investigimit të Rai 3 duke theksuar se e gjithë kjo fushatë nuk ka shënjestër qeverinë shqiptare.
“Sot Edi Rama pati mundësinë që të verifikonte me ne nga afër punimet në këtë kamp të mikpritjes së emigrantëve dhe doja të thoja ashtu siç dëgjuam dhe nga kryeministri se dy vendet tona janë vende mike dhe historikisht kanë punuar së bashku dhe dua të falenderoj kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar për ndihmën që na dhanë për të realizuar këtë marrëveshje. Duke ndjekur fjalimin e kryeministrit Rama dua të shprehem per fushatën denigruese ndaj qeverisë shqiptare dhe kemi dëgjuar etiketime të turpshme sikur qeveria shqiptare është narkoshtet. Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria i ofron bashkëpunim Italisë dhe më parë historia ka treguar sinqeritet për të qenë pjesë e BE-së. Doja ti thoja kryeministrit Rama se nuk është ai shënjestra sepse italianët e kuptojnë dhe i janë mirënjohës popullit shqiptar dhe Shqipërisë që po na japin një ndihmesë. Për këtë marrëveshje ne morëm parasysh disa kritere, sepse emigracioni I jashtëligjshëm është një problem dhe se BE nuk e përballon dot e vetme dhe duhet ndihma dhe e vendeve jashtë BE-së. Ne arritëm në nënshkrimin e kësaj marrëvshjeje, një model dhe për vendet e tjera”, tha Meloni./ Versus







