AKTUALITET /

VIDEO/ Arrestohet hajduti i biçikletave në Tiranë, ja çfarë ju gjet

Policia ka publikuar edhe pamje nga një vjedhje që ka realizuar Prokopi, ndërsa janë sekuestruar edhe veshjet që kishte përdorur.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Arrestohet hajduti i biçikletave në Tiranë, ja

Është vënë në pranga 44-vjeçari Henri Prokopi pasi akuzohet se ka kryer një sërë vjedhjesh biçikletash nëpër Tiranë.

Policia ka publikuar edhe pamje nga një vjedhje që ka realizuar Prokopi, ndërsa janë sekuestruar edhe veshjet që kishte përdorur.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar "Mountain bike".

Dokumentohen me prova ligjore disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 44-vjeçar.

Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe një biçikletë e vjedhur.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi H. P., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", i cili dyshohet se ka vjedhur disa biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një biçikletë e dyshuar e vjedhur së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Poll