AKTUALITET /

"Do e hajë edhe Gjiknuri më duket", detaje nga bisedat e grupit që hakeroi SPAK-un: Ka gjë për Ulsiun?

Shkruar nga Versus
"Do e hajë edhe Gjiknuri më duket", detaje nga bisedat e
Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili

Versus.al ka siguruar detaje mbi dosjen hetimore në ngarkim të tre të pandehurve, ish-drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili, ish-drejtorit të komanduar të burgut të Vlorës, Zambak Gjoni dhe hakerit Arnold Rrokaj të cilët akuzohen se kanë vepruar si grup kriminal për të hakeruar materialet hetimore në kompjuterat e prokurorëve të SPAK.

Rezulton se Rrokaj i cili ka arritur të sigurojë disa materiale hetimore nga dosjet në kompjuterat e prokurorëve të SPAK, ia ka dërguar fillimisht mesazhin Zambak Gjonit me të cilin njihej prej vitit 2019. Gjoni më pas ia ka shpërndarë ish-drejtorit të Burgjeve Agim Ismaili i cili e pyeste nëse SPAK kishte ndonjë hetim edhe për Ulsi Manjën, asokohe ministër Drejtësie.

Në komunikimin e bërë në whatsapp në datën 18 shkurt të vitit 2025, Zambak Gjoni i dërgon dokumentin word me titull “bisedat Arben me Mirel” Mirel me Damian” duke i shkruar më tej “SmS e kthyer nga tel i Arben Ahmetajt”. Dhe Agim Ismaili i përgjigjet: hahahaha pse ça ka?

Në vazhdim Gjoni i dërgon mesazhin: “do e hajë edhe Gjiknuri më duket” duke e shoqëruar me dokumentin me titull ‘informacion mbi ecurinë Damian”.

Në një komunikim të datës 19 shkurt, Zambak Gjoni i thotë Ismailit se i kishte kërkuar hakerit Rrokaj që të shihte nëse SPAK po hetonte gjë për Ulsi Manjën. Ismaili i përgjigjet me mesazhin “aaaa do të ishte e hatashme”.

Të gjithë anëtarët e grupit të dyshuar kriminal si dhe personat e tjerë të cilëve u janë shpërndarë materialet, kanë deklaruar se nuk i kishin marrë seriozisht dhe se mendonin se ishin publikuar edhe në media dhe nuk kishte nevojë të raportonin në SPAK. Vetë hakeri Arnold Rrokaj ka deklaruar se çdo veprim e kishte bërë nga kurioziteti dhe jo me qëllim të caktuar. Versus.al

Poll