
Marcello Colafigli, një nga bosët e organizatës kriminale romake të njohur si “Banda della Magliana”, një nga mafiat më të fuqishme dhe më të rrezikshme italiane nga fundi i viteve ‘70 dhe fillimi i viteve ’90 është arrestuar nga një operacion i madh i policisë italiane.
Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, por ishte liruar vitet e fundit.
Por kush është Marcello Colafigli?
Më 16 mars 1981 Colafigli ishte protagonist i atentatit ndaj dy vëllezërve Mario dhe Maurizio Proietti, atentat që tronditi Italinë në ato vite.
I dënuar me shumë burgime të përjetshme, ai u dënua, ndër të tjera dhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Dukës Massimo Grazioli Lante della Rovere.
Sipas motrës së tij Colafigli kishtë pësuar trauma të pashlyeshme në fëmijëri.
Ai ishte fëmija i shtatë në familjen Colafigli. Vëllai i tij binjak vdiq gjatë lindjes.
Kur ishte i vogël në vend të inkubatorit e mbajtën në një kuti këpucësh të mbushur me pambuk pasi lindi nën peshë.
Rreth moshës 2 vjeç konstatohet se vuante nga meningjiti dhe është kuruar për një kohë të gjatë dhe deri në moshën 12 vjeçare kishte kriza epileptike.
Nëna e tij ishte gjithmonë shumë e kujdeshme dhe kishte krijuar një mur mbrojtës për Colafigli.
Ai e vuajti shumë vdekjen e nënës së tij dhe nuk e priti mirë martesën e të atit duke u lidhur shumë ngushtë me të motrën.
Rreth vitit 1978 ai u shtrua në një klinikë psiqiatrike në Romë.
Por për policinë italiane ai kishte një profil tërësisht ndryshe.
“Grabitës dhe bandit famëkeq i pozitës kombëtare, bos i padiskutueshëm i krimit të organizuar në Magliana, Trullo, San Paolo dhe zona të tjera.'
Marcelleno vendos kontaktin e parë me Cosa Nostran në spitalin psikiatrik të Aversa-s.
Kohët kaluan por Marcellone ishte gjithmonë në vijën e parë gati për të bërë marrëveshje sipas hetuesve me grupe mafioze të fuqishëm në mesin e tyre dhe ato shqiptarë.
Colafigli u arrestua nga një megaoperacion i policisë italiane ditën e sotme së bashku me disa shqiptarë pasi trafikonin kokainë mes Italisë, Spanjës dhe Kolumbisë.







