MAGAZINË /

Polonia skuadra e parë që eliminohet nga Kampionati Europian

Shkruar nga Versus

Polonia skuadra e parë që eliminohet nga Kampionati Europian

Polonia me zero pikë, matematikisht është skuadra e parë që i thotë lamtumirë kampionatit europian të futbollit.

Pas ndeshjes së sotme, Austria mori 3 pikët e para dhe tregoi se është një pretendente e vërtetë në grupin e ferrit për të kaluar në fazën e 1/8.

Pas humbjes minimale 1-0 ndaj Francës, austriakët fituan bindshëm 3-1 në përballjen me Poloninë, që edhe njëherë tregoi se epoka e lojtarëve që ka në dispozicion tashmë ka përfunduar.

Austria shënoi e para në që në minutën e nëntë me Trauner, por polakët reaguan dhe kthyen baraspeshën  në të 30-ën me Piantek.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, por Austria tregoi se ishte më kërkuese dhe shtoi sulmet në portën e kundërshtarëve.

Në minutën e 66 vjen dhe goli i avantazhit me Baumgartner, teksa Arnautoviç vuloi fatin e këtij takimi nga pika e bardhë.

Në këtë ndeshje pati dhe për Lewandowskin, i cili përveç një kartoni të verdhë nuk la asnjë statistikë tjetër.

Poll