AKTUALITET /

Emrat/ Asgjësohen mjiëra rrënjë kanabis sativa në Velipojë, policia shpall në kërkim tre vëllezër

Në kuadër të megaoperacionit “Territori i Pastër”, policia ka shkatërruar në Velipojë,mbi 24 mijë rrënjë kanabis sativa.

Shkruar nga B.SH

Emrat/ Asgjësohen mjiëra rrënjë kanabis sativa në

Në kuadër të megaoperacionit “Territori i Pastër”, policia ka shkatërruar në Velipojë,mbi 24 mijë rrënjë kanabis sativa.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim tre vëllezër, Marjan, Pierin dhe Luviq  Ndrejaj, të cilët dyshohet se janë autorë të kultivimit të lëndës narkotike.

Gjithashtu në kuadër të operacionit janë proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 2 punonjës të OSHEE-së, të cilët nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër dhe me Komisariatin e Shkodrës, në fshatin Rrjoll, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, gjetën dhe asgjësuan 24 759 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore:

-u identifikuan dhe u shpallën në kërkim autorët e dyshuar të rastit, shtetasit M. N., 30 vjeç, P. N., 36 vjeç, dhe L. N., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç, të dy banues në Velipojë, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Poll