MAGAZINË /

Largimi i Gareth Southgate, dy kandidatë favorit për të marrë drejtimin e Kombëtares Angleze

Pak orë pas largimit, në Angli, janë zbuluar kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës angleze. Emrat më të përfolur për stolin e Anglisë aktualisht janë trajneri aktual i Newcastle, Eddie How dhe ish-trajneri i Chelsea, Graham Potter.

Shkruar nga M.H

Largimi i Gareth Southgate, dy kandidatë favorit për të

Gareth Southgate, njoftoi largimin nga drejtimi i kombëtares së Anglisë, duke dhënë dorëheqjen, pas humbjes në finalen e Europianit ndaj Spanjës.

Pak orë pas largimit, në Angli, janë zbuluar kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës angleze.

Emrat më të përfolur për stolin e Anglisë aktualisht janë trajneri aktual i Newcastle, Eddie How dhe ish-trajneri i Chelsea, Graham Potter.

Në listë gjithashtu bëjnë pjesë edhe emra të tjerë si gjermani Thomas Tuchel, apo trajneri i Anglisë U-21, Lee Carsley.

Federata Angleze, pritet të marrë vendimin në ditët e ardhshme, pasi kombëtarja do të rikthehet në fushë në vjeshtë, për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Rikujtojmë se kontrata e Gareth Southgate, si trajner i “tre luanëve”, ishte vendosur të rinovohej nga Federata Angleze./ Versus.al

 

Poll