Skuadra e Mechelenit barazoi 1-1 ndaj St. Truiden në javën e 27-të të elitës së futbollit belg.
Trajneri shqiptar i Mechelenit, Besnik Hasi, ishte tejet i nervozuar pasi një tifoz i klubit të tij filloi të ofendonte nga tribunat.
Hasi nisi të debatonte me tifozin që ndodhej në tribunë dhe gati sa nuk u ngjit lart për t’u përballur me të edhe fizikisht.
Pas ndeshjes, trajneri shqiptar deklaroi se detyra e tij ishte të mbronte lojtarët e tij.
Skuadra e Hasit aktualisht është në vendin e nëntë me 32 pikë pas 26 ndeshjeve të zhvilluara.
Besnik Hasi ka dhënë kontributin e tij edhe për kombëtaren shqiptare. Ndeshja e tij e parë me kombëtaren ka qenë ndeshja ndaj Gjermanisë në Leverkusen në vitin 2001. Kombëtarja humbi me rezultatin 2-1 por Hasi bëri 1 ndeshje shumë të mirë. Për disa vite ka qenë pjesë e pandarë e ekipit kombëtar. Me kombëtaren ka luajur 28 ndeshje dhe ka shënuar një gol, gjatë ndeshjes së parë të kombëtares nën drejtimin e Otto Barić kundër Bjellorusisë në Minsk. Gjatë kësaj ndeshjeje ai luajti si qendërmbrojtës dhe mbajti për herë të parë edhe shiritin e kapitenit. Ai është edhe një nga lojtarët shqiptarë me më shumë ndeshje në kompeticionet ndërkombëtare pasi ka luajtur rregullisht në Kupat e Evropës me Anderlechtin.







