AKTUALITET /

SPAK dhe policia spanjolle aksion antidrogë tek Kodra e Diellit, disa të arrestuar. Gjendet një laborator droge

Shkruar nga Versus
SPAK dhe policia spanjolle aksion antidrogë tek Kodra e Diellit, disa
Pamje nga aksionit ne Kodren e Diellit 2

Një aksion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë. Burime policore thanë se, aksioni po zhvillohet te Kodra e Diellit 2 dhe në zona të tjera të Tiranës dhe jo vetëm.

Mësohet se forcat Operacionalja ka rrethuar zonën dhe në pranga janë vënë disa persona.

Operacioni është bërë me urdhër të SPAK, dhe është një hetim që ka nisur jashtë Shqipërisë.

Personat e ndaluar bashkëpunonin me grupe të huaja kriminale.

Në aksion bashkë me policinë shqiptare janë edhe institucionet ligjzbatuese spanjolle, të cilët duket se hetimet e nisura në vendin e tyre i kanë sjellë në Shqipëri.

Mësohet se aksioni është shtrirë edhe në zonën e Krujës, ku është zbuluar një laborator droge.

 

 

Poll