POLITIKË /

Shtyhet për herë të dytë kongresi i PS, ja kur do të mbahet

Në Kongresin e PS do të votohet për zgjedhjen e anëtarëve të asamblesë kombëtare të socialistëve.

Shkruar nga Versus
Shtyhet për herë të dytë kongresi i PS, ja kur do të
Kryeministri Edi Rama

Partia Socialiste ka vendosur të shtyjë sërish datën e mbajtjes së Kongresit Zgjedhor. Kjo është e dyta herë që merret vendimi për shtyrjen e kongresit që përfundimisht do mbahet në orën 11:00 të datës 28 korrik.

Fillimisht ishte planifikuar që kongresi të mbahej më datë 20 korrik por mbledhjen që zhvilloi kryesia e PS u vendos që të shtyhej më 27 korrik. Ndërsa sot u njoftua shtyrja me një ditë e këtij kongresi ku pritet të zgjidhen anëtarët e asamblesë kombëtare që do të merren më pas me përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Versus.al

Poll