
Nën sloganin “Shqipëria meriton më shumë” kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar programin elektoral për zgjedhjet e përgjithshme 2025 nga Parku Olimpik në Tiranë.
Sipas programit të Bashës, 5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç që angazhohen në 4 vite në ushtri do të paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç.
'5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç.'
Reforma e pronës
Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.
Premtimi për fermerët
“Çdo vit 100 mln euro subvencione për fermerin. 15 milionë euro për zhvillim infrasktrukture për fermat e zhvillimin. 150 mijë familje do të përfitojnë.
Premtimi për pensionisët
Pensionistët do të kenë rritje vjetore dhe pensionet e ulëta do të kenë bonus periodik prek 250 mijë lekësh.
Modernizimi i sistemit të pensioneve dhe rritja ekonomike shqiptare brenda mandatit të parë rivitalizojmë skemën, e të bëjmë të mundur zhdukjen e diferencave të tmerrshme të pensioneve të ulëta e të larta.
Të përndjekurit politikë
Marr përsipër përmbylljen e detyrimeve dhe dëmshërblimeve. Akti i parë i qeverisjes tonë do të jetë miratimi i statusit të përndjekurit politik me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.







