Sytë e Seria A te Rey Manaj. Futbollisti i kombëtares kuqezi hyri në histori si lojtari që shënoi më shumë gola në një sezon me fanellën e Sivasspor në Turq. Manaj nuk kishte arritur kurrë një sukses të tillë në karrierën e tij. 22 golat që shënoi me Sivasspor këtë sezon i dhanë atij, në moshën 27-vjeçare, mundësinë për të qenë kërcënimi më i madh i Shqipërisë në EURO 2024 nën drejtimin e Sylvinhos.
Në fazën e grupeve kuqezinjtë do të përballen me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Manaj u bë lojtari që shënoi më shumë gola në një sezon me fanellën e Sivassporit, duke shënuar 22 gola në 36 ndeshje dhe disa herë ka shërbyer si kapiten.
18 prej këtyre golave u shënuan në Superligë dhe kjo paraqitje e bëri atë golashënuesin e tretë më të mirë në ligën turke pas Mauro Icardit (25) dhe Edin Dzekos (18).
Mësohet se skuadra më serioze që po kërkon Manajt, është Lazio. Lojtari ka marrë një ofertë prej 10 milionë eurosh edhe nga Arabia.
Menaxhmenti i Sivasspor nuk po nxiton për të vlerësuar ofertat. Performanca e yllit shqiptar në Euro 24 mund të ketë gjithashtu një ndikim të drejtpërdrejtë në treg. Skuadra e Sivasporit pret të paktën 15 milion euro për kartonin e yllit të kombëtares shqiptare
Trajneri i Sivassporit, Bülent Uygun tha: “Oferta prej 6 milionë eurosh erdhën nga Franca dhe Italia. Ai dha informacione për të ardhmen e lojtarit duke thënë se “Presidenti ynë dhe drejtuesit kanë përcaktuar një tarifë transferimi prej 15 milionë eurosh”.
Manaj, i cili dihet se dëshiron të largohet nga skuadra, në postimin e tij të fundit tha: “Të dua, Sivas. Do të jesh gjithmonë në zemrën time. “Faleminderit për gjithçka”, tha ai. Manaj ka shënuar gjashtë gola në 31 ndeshje për kombëtaren. Është bërë kërcënimi i madh i Shqipërisë në EURO 2024, do të garojë në të njëjtin grup me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.







