Kombëtarja përgatitet për duelin debutues ndaj Italisë në ditën e 4-t që gjendet në Kaiserau. Federata Shqiptare e futbolli ka publikuar pamje nga stërvitja e kuqezive, të cilët prej 4 ditësh gjenden në Gjermani.
Ndërkohë Qazim Laçi, mesfushori i ekipit Kombëtar ishte lojtari i radhës që doli sot në konferencën për media nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen. Mesfushori kuqezi foli për objektivat e kuqezinjve në grupin B dhe u ndal te sfida e parë e Shqipërisë kundër Italisë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00 në Dortmund.

Laçi u shpreh se Shqipëria ka mbërritur me meritë në këto finale dhe se po jep maksimumin në stërvitje në mënyrë që ta nisë sa më mbarë me Italinë. Numri 14 i Kombëtares tha se skuadra kuqezi do t’i marrë të gjitha ndeshjet me radhë, ndërsa komentoi edhe konkurrencën në Kombëtare, që e konsideron si mjaft produktive.
Kuqezinjtë nuk do të jenë në “provim” vetëm përballë vetës, tifozëve të tyre në të gjithë Shqiptarinë këtë të shtunën kur të dalin në fushë kundër Italisë, por edhe përballë ish yjeve të kombëtares ku janë rezervuar vende për të gjithë ish-futbollistët e ekipit kombëtar që kanë luajtur qoftë edhe një minutë të vetme me fanellën shqiptare. Më 15 qershor në ora 21:00 dhe mes mijëra tifozëve shqptarë, do të jenë të pranishëm edhe shumë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe që kanë lënë gjurmë me ekipin kombëtar.







