MAGAZINË /

Neymar drejt mbylljes së karrierës? Pëson lëndim tjetër sapo u rikthye në fushë

Shkruar nga Versus

Neymar drejt mbylljes së karrierës? Pëson lëndim tjetër

Neymar Jr. është dashur të zëvendësohet vetëm pak minuta pas inkuadrimit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi ndaj Esteghal.

Neymar u largua nga loja shkaku i një lëndimi, vetëm pak minuta pasi hyri në ndeshjen e tij të dytë që nga rikthimi prej lëndimit të rëndë që e kishte pësuar një vit më parë.

Ylli brazilian hyri në lojë në minutën e 57-të, mirëpo pas pak minutave, duke ngritur shqetësime të mëdha për fitnesin e tij.

Incidenti ndodhi kur Neymar Jr. tentoi të pranojë një pasim nga Marcos Leonardo. Pas këtij rasti, Neymari e kapi këmbën e tij dhe sinjalizoi për një zëvendësim. Duket se ai po vuan nga një problem i vogël muskulor dhe jo diçka e madhe e serioze për Al-Hilal.

Megjithatë, për të qartësuar situatën e Neymarit, klubit saudit i duhet të dalë me një deklaratë zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore. Ndeshja e ardhshme e Al-Hilal do të jetë më 26 nëntor, duke i dhënë kohë të mjaftueshme brazilianit për t’u rikuperuar. Por e gjithë kjo “sagë” lëndimesh për Neymar nuk i ka lënë brazilianit mundësi të shfaqë atë se çfarë është i aftë të bëjë duke përfunduar në një futbollist që më së shumti qëndron i lënduar në krahasim me atë çfarë ishte dikur, pretendent për të fituar Topin e Artë.

Tags:

neymar

Poll