Live Updates /

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u hedh gaz lotsjellës, preken dhe besimtarët në xhami! Shoqërohen 25 protestues

*Plot katër orë ka zgjatur protesta e katërt kombëtare e PD përballë kryeministrisë ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas disa fjalimeve që u mbyllën me fjalën e kryedemokratit Sali Berisha, skenari ishte i njëjtë, sulm me fishekzjarre e molotov. As përgjigjia e policisë nuk vonoi duke i detyruar protestuesit të zhvendoseshin para Kuvendit. *Pas disa momenteve të qeta, pati hedhje të molotovëve ndaj të cilëve policia hodhi një sasi të madhe gazi lotsjellës, gjë që detyroi edhe Berishën të vendoste maskën kundragaz. Për shkak të gazit lotsjellës pranë xhamisë, edhe besimtarët që përfunduan faljen, u larguan me vrap nga objekti fetar. *Teksa përplasjet vijonin në rrugë të ndryshme, Berisha mbajti fjalim në seli duke dënuar reagimin e policisë me gaz lotsjellës që preku edhe besimtarët në xhami, ndërsa premtoi protestë edhe më të fortë. *Në mbyllje të protestës, u shoqëruan 25 persona, ndërsa nuk munguan përplasjet mes civilëve dhe deputetëve të PD.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Plot katër orë ka zgjatur protesta e katërt kombëtare e PD përballë kryeministrisë ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas disa fjalimeve që u mbyllën me fjalën e kryedemokratit Sali Berisha, skenari ishte i njëjtë, sulm me fishekzjarre e molotov. As përgjigjia e policisë nuk vonoi duke i detyruar protestuesit të zhvendoseshin para Kuvendit. *Pas disa momenteve të qeta, pati hedhje të molotovëve ndaj të cilëve policia hodhi një sasi të madhe gazi lotsjellës, gjë që detyroi edhe Berishën të vendoste maskën kundragaz. Për shkak të gazit lotsjellës pranë xhamisë, edhe besimtarët që përfunduan faljen, u larguan me vrap nga objekti fetar. *Teksa përplasjet vijonin në rrugë të ndryshme, Berisha mbajti fjalim në seli duke dënuar reagimin e policisë me gaz lotsjellës që preku edhe besimtarët në xhami, ndërsa premtoi protestë edhe më të fortë. *Në mbyllje të protestës, u shoqëruan 25 persona, ndërsa nuk munguan përplasjet mes civilëve dhe deputetëve të PD.

13 Postime
17 MINUTA ME PARE

‘’O Flamur bravo bravo’’, Noka e Mziu përplasen ashpër me 2 civilët: Kush jeni ju që kapni qytetarët

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me disa policë civilë pas përfundimit të protestës. Flamur Noka dhe Xhelal Mziu janë përfshirë në përplasje me 2 prej civilëve, duke i shtyrë teksa kundërshtonin shoqërimin e protestuesve në komisariat. Në përplasje u përfshinë edhe Nallbati e Bardhi.

‘’Kush je ti që kap qytetarët’’- dëgjohen t’i thonë deputetët njërit prej dy civilëve me të cilët u përplasën.

Më pas ndërhynë forcat e policisë për të qetësuar situatën. PD pretendon se numri i personave të shoqëruar në polici është më i madh se 50. Versus.al

47 MINUTA ME PARE

Mbyllet protesta e PD, policia shoqëron 25 protestues

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Protesta e katërt kombëtare e opozitës u shoqërua edhe me arrestime njëjtë si në tre protestat e mëparshme. Sipas informacioneve, janë shoqëruar në polici 25 persona. 

Bëhet fjalë për persona që kanë hedhur fishekzjarrë, molotovë e sende të forta kundrejt forcave të policisë. Nga ana tjetër, PD pretendon se ka më shumë protestues të arrestuar. Versus.al

1 ORE ME PARE

‘’Mbushën xhaminë e Namazgjasë plot me gaz’’, shpërthen Berisha: Zoti i vraftë për këtë krim

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Sali Berisha mbajti një fjalim në selinë e PD pas protestës ku pati përplasje të ashpra. Ai tha se policia hodhi gaz lotsjellës edhe në ambientet e xhamisë së Namazgjasë duke detyruar besimtarët që të largoheshin.

''Besimtarët myslimanë pas iftarit agjërimit, Zoti ua pranoftë, janë kthyer në xhami për të falur namazin për të vazhduar lutjet ndaj të gjithëfuqishmit, Allahut të madh. Me qëllim që territori i xhamisë të mos përfshihet nga asnjë lloj përballje, forcat e kryengritësve të armatosur, devijuan në rrugën tjetër. Por kjo nuk mjaftoi, banditë me uniformë që i kemi filmuar kanë hedhur bombula gazi në kate të ndryshme të xhamisë në një kohë kur besimtarët po faleshin. E mbushën xhaminë me gaz lotsjellës. Zoti i vratë për këtë krim të shëmtuar. Janë pasardhës të denjë të etërve të tyre barbarë’’- u shpreh Berisha.  Në fund ai tha se do ketë një tjetër protestë dhe më të fuqishme. Versus.al

 

1 ORE ME PARE

Molotovët bien pranë xhamisë së Namazgjasë, besimtarët vijojnë ritet e tyre fetare

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Pavarësisht molotovëve të hedhur nga protestuesit e Partisë Demokratike, disa prej të cilëve shumë pranë xhamisë së Namazgjasë, besimtarët myslimanë të cilët ndodheshin brenda, nuk kanë hequr dorë nga ritet e tyre fetare.

Për një moment xhamia u rrethua dhe besimtarët u shpërndanë pasi përfunduan faljen e tyre. Disa prej tyre shiheshin edhe duke vrapuar me qëllim për t’i shpëtuar gazit lotsjellës që u hodh nga policia. Versus.al

2 ORE ME PARE

Përplasjet me molotov e gaz lotsjellës para Kuvendit, Berisha me maskë kundragaz

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Pasi protestuesit hodhën molotovë drejt forcave të policisë, këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës në sasi të madhe.

Në këtë situatë, ka qenë i pranishëm edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili vendosi maskën kundragaz.

Pas ndërhyrjes së policisë në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, protestuesit e mbledhur, u larguan. Ndërsa Berisha u drejtua për tek selia e PD. Versus.al

2 ORE ME PARE

Përplasje tek Kuvendi, protestuesit hedhin molotovë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Pas disa minutash qëndrim para godinës së Kuvendit, protestuesit u përplaën me forcat e policisë duke hedhur molotovë e sende kundrejt tyre.

Kundërpërgjigjia ishte e menjëhershme. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit. Versus.al

2 ORE ME PARE

Protestuesit zhvendosen drejt Kuvendit, i pranishëm dhe Berisha: Rama s'do ketë vrimë miu për t'u futur

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Protestuesit e mbledhur para kryeministrisë, ashtu si në 2 protestat e mëparshme të këtij viti, u zhvendosën drejt Kuvendit ku sërish u vunë re kordone policie të vendosura në pjesën e pasme të godinës.

I pranishëm në marshimin e protestuesve ka qenë edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili foli edhe për mediat duke e konsideruar protestën si të njëjtë me atë të vitit 1991, 20 shkurt, kur u rrëzua shtatorja e Enver Hoxhës.

‘’Protestuesit e mbledhur para kryeministrisë, ashtu si në 2 protestat e mëparshme të këtij viti, u zhvendosën drejt Kuvendit ku sërish u vunë re kordone policie të vendosura në pjesën e pasme të godinës’’-u shpreh kryedemokrati.

Ndërsa theksoi më tej se pushtetarët nuk ka gjë në botë që i shpëton nga ndëshkimi ligjor.

‘’Nuk ka gjë në botë që i shpëton. Edhe azil politik që po mundohen të gjejnë, nuk do gjejnë dot. Vrimë miu nuk do kenë’’- shtoi Berisha. Versus.al

3 ORE ME PARE

‘’Jemi uragani që do shpëtojë vendin’’, pas fjalës së Berishës shpërthejnë molotovët e fishekzjarrët drejt kryeministrisë

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Menjëherë pasi Berisha përfundoi fjalën e tij para protestuesve të mbledhur përballë kryeministrisë, nisi lëshimi i fishekzjarreve dhe flakadanëve përballë godinës së qeverisë.

''Edhe prapa diellit po të shkojnë, do t’i gjejmë ata dhe do i ndëshkojmë me forcën e ligjit. Shqipëria do shpallë krim të rëndë, do ndëshkojë dy herë më shumë qeveritarët që largohen. Kontrolloni, minjtë kanë filluar të ikin, drejtorat etj.. braktisin Shqipërinë me shpresën se do shpëtojnë. As ju dhe as Edi Rama vrimë miu nuk do gjeni.  Ne jemi uragani që do shpëtojmë Shqipërinë’’- u shpreh Berisha para se të shpërthenin molotovët e fishekzjarrët ndaj kryeministrisë. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

‘’Po ju vjedhin e poshtërojnë, ju akoma thoni fajin e ka Saliu’’, studenti: O shqiptarë thirrini mendjes!

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Studenti shqiptar nga Holanda, Aleksandër Xhufi në fjalën e tij para protestuesve të PD pati kritika për fajësimin që i bëhet opozitës për gjendjen e vendit, duke përmendur faktin se Rama është kryeministër që prej kohës kur ai ishte në shkollën fillore.

‘’Sa herë që vij në Shqipëri dëgjoj vetëm një fjali ‘’fajin e ka Saliu’’. Po si mund ta ketë fajin Saliu? Paramendoni një gjë o popull, kur unë isha në shkollën fillore, Rama ishte në pushtet, kur vazhdova në gjimnazin ishte në pushtet, tani jamë në universitet dhe ky ende është në pushtet . tani vetëm në dasmë ta kem se është bërë qesharake kjo punë.

Një fëmijë rritet, një brez plaket, një vend vdes, por pushteti nuk ndryshon në këtë vend. Këta ju thonë fajin e ka Saliu, po a i thirrni mendjen? Këta jo vetëm që ju vjedhin, por ju dhunojnë ju poshtërojnë, ju lënë pa bukë, pa ujë, pa shtëpi. Po ju detyrojnë të ikni në kurbet, por fajin e ka opozita ë? E ndjeni çfarë përcjell propaganda komuniste në këtë vend? ‘’- tha i riu. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

‘’Nuk vjen ndryshimi nga kafet’’, Hasimja-shqiptarëve: Tregojini forcën qeverisë dhe atyre që vijnë pas tyre

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Politologu Ermal Hasimja, i cili së fundmi ka organizuar edhe një tryezë për partitë opozitare që të bashkohen kundër Ramës, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e PD. Hasimja u kërkoi shqiptarëve që të reagojnë për kundërshtitë që kanë dhe jo të qëndrojnë në kafe dhe rehatinë e divanëve.

‘’Shpresa nuk vjen nga qielli, as përtej detit as me helikopter. Ejani dhe krijojeni shpresën në këtë shesh, jo vetëm për ta dënuar këtë qeveri, por për ti treguar forcën çdo qeverie që do të vijë në të ardhmen. Asnjë ndryshim nuk ka ardhur ndonjëherë nga kafet dhe divanet e shtëpive. Ejani këtu, merreni hapin dhe bashkohuni me ne. Nëse mendoni se politika është e pisët keni shumë të drejtë, nëse mendoni se është e vështirë, keni sërish të drejtë, por mos harroni diçka, vendi më i sigurtë për një anije është porti, por nuk janë bërë për të qëndruar aty. Nëse nuk ju pëlqejnë partitë që janë këtu para meje, hajdeni dhe bëjeni partinë tuaj vetë’’- u shpreh Hasimja. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

Aktorja Rajmonda Bulku në protestën e PD: Duhet e njëjta frymë që patëm kur rrëzuam komunizmin

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Aktorja Rajmonda Bulku mbajti fjalën e saj në protestën e PD. Duke kujtuar shembjen e sistemit komunist, ajo tha se të njëjtën frymë duhet ta kenë edhe protestuesit sot përballë qeverisë. Bulku u shpreh se fëmijët dhe nipërit shqiptarë e meritojnë të kenë një jetë të bukur e të begatë në vendin e tyre të bukur.

‘’Të them dhe kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991 kur ishim të gjithë bashkangjitur me grevën heroike të grevës së studentëve tanë. Nuk patëm frikë, luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet harruar që ishte akoma partia komuniste në krye. Kishim një frymë të gjithë bashkë, hoqëm frikën sepse deshëm të rrëzonim sistemin më të egër komunist. Dua të kujtoj, atë frymë duhet të sjellim këtu sot, atë dëshirë për të jetuar në Shqipërinë tonë të bukur për nipërit tanë, të kenë mundësi të jetojnë më mirë sepse u takon. Të mos ikin, por të punojnë e jetojnë në këtë vend të bukur’’- tha aktorja. Versus.al

3 ORE ME PARE

Protesta e PD, Berisha niset në këmbë nga selia dhe u bashkohet protestuesve para qeverisë

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike para godinës së qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha u nis në këmbë nga selia e PD për të mbërritur tek mijëra protestues të mbledhur në bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’.

Ndryshe nga sa pati deklaruar më herët, policia ka marrë masat për të mbarëvajtur protestën duke vendosur gardhe metalikë para godinës së kryeministrisë. Po ashtu vihet re një shtim i forcave të policisë me efektivet femra në vijën e parë të protestës. Versus.al

4 ORE ME PARE

Deklaroi se nuk e merrte përsipër, policia shton forcat për protestën e PD! Efektivet femra në vijën e parë

4 orë protestë e PD me molotovë e fishekzjarrë, policia u

Pavarësisht se policia e Tiranës deklaroi më herët gjatë ditës së sotme se nuk do ta merrte përsipër mbarëvajtjen e protestës së sotme të PD për shkak se mund të ketë veprime të dhunshme, në zonën para kryeministrisë janë rreshtuar disa kordone policie.

Vihet re se ka një numër të shtuar të forcave të policisë krahasuar me protestat e kaluara. Në vijën e parë të kordonit shihet se ka edhe efektive femra. Versus.al

 

Poll