Çfarë do të gjeni në brendësi
*Astrit Avdylaj cilësohet se kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj. Aktiviteti kriminal i Avdylajve në Shijak raportohet të ketë nisur pas 1990. *Edhe pse i shpallur në kërkim prej më shumë se 1 muaji, Avdylaj dukej se nuk ka qenë larg. Arrestimi është bërë në banesën e tij, dhe burime për Versus.al kanë bërë të ditur se, në momentin e prangosjes, ai ka pasur edhe një pistoletë në brez. *Astrit Avdylaj akuzohet nga SPAK se ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit. Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Astrit Avdylaj ka angazhuar Arben Mërkurin dhe Aldo Avdylajn për të realizuar vrasjen, për llogari të Arben Ndokës.
Versus.al siguron foton e kreut të grupit të Shijakut, Astrit Abdylaj
Versus.al ka siguruar foton e Astrit Avdylaj, i arrestuar sot në kuadër të operacionit ‘Revanshi’. 50-vjeçari i njohur si kreu i grupit të Shijakut u arrestua sot në një aksion të RENEA dhe Policisë së Shtetit.
Edhe pse i shpallur në kërkim prej më shumë se 1 muaji, Avdylaj dukej se nuk ka qenë larg.
Arrestimi është bërë në banesën e tij, dhe burime për Versus.al kanë bërë të ditur se, në momentin e prangosjes, ai ka pasur edhe një pistoletë në brez.
Vënia në pranga e Avdylajt, është bërë pasi ai ishte shpallur në kërkim në lidhje me operacionin e koduar “Revanshi”, gjatë të cilit SPAK lëshoi 50 urdhër arreste, duke goditur 7 familje kriminale nga veriu në jug të Shqipërisë.
Operacioni është bërë nga forcat speciale në bashkëpunim me efektivë të SPAK-ut dhe BKH-së që kishin siguruar informacion mbi bazat e tij të mundshme bazuar dhe në interceptime telefonike dhe informacionet operative./ Versus.al
VIDEO/ Dalin pamjet, si u arrestua koka e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj
Kanë dalë dhe pamje nga moment i arrestimit të Astrit Avdylajt, i cilësuar si koka e bandës së Shijakut dhe i përfshirë në shumë ngjarje kriminale.
Së fundi ai ishte shpallur në kërkim pas zbardhjes së mesazheve në SKY EÇ, ku Avdylaj kishte dalë në krah të ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka në tentativë për të vrarë Durim Bamin.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.
Operacioni në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Kush është Astrit Avdylaj, koka e bandës së Shijakut/ Vrasja që e përfshiu në botën e krimit
Aktiviteti kriminal i Avdylajve në Shijak raportohet të ketë nisur pas 1990.
Në vitin 1996 u vra më armë zjarri, Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit.
Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë.
Dritan Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë që i kishte kërkuar Tefikut, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me një breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, Durim Kusi.
Astrit Avdyli, i dënuar më parë për prostitucion në Itali merr hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Më pas Shkëlqim Avdylaj vrau në Tiranë, Durim Kusin. Ndërkohë që Jasmin Avdyli është dënuar më parë në Itali pasi u përfshi në vrasjen e një marshalli italian.
Operacioni “Volvo 4”
Policia e Shtetit goditi familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe mbi 20 anëtarë të bandës me akuzat për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani.
Të arrestuar ishin vëllezërit; Astrit Avdyli, që është koka e bandës, Flamur Avdyli, (që u lirua më vonë) dhe Shkëlqim Avdylin.
Ndërsa përpos tyre u prangos kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë.
Familja Avdyli është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit, mes tyre kompania ‘Orges Albania 2016’ dhe hoteli luksoz ‘Germany’ në Durrës.
Avdylaj në përgjime për votat
Përgjimet në lidhje me dosjen hetimore “339” treguan gjithashtu se Avdylaj ishte i përfshirë edhe në fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.
Media gjermane “Bild” publikoi biseda të tij dhe me ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ku flitej për sigurimin e votave, por edhe për influencë në përzgjedhjen e kandidateve për deputetë të PS në këtë qark në zgjedhjet e 2017.
Me armë në brez, detaje nga arrestimi i të fortit të Shijakut, Astrit Avdylaj
Zbardhen detaje në lidhje me arrestimin e të fortit të Shijakut, drejtuesit të bandës së kësaj zone, Astrit Avdylaj.
Edhe pse i shpallur në kërkim prej më shumë se 1 muaji, Avdylaj dukej se nuk ka qenë larg.
Arrestimi është bërë në banesën e tij, dhe burime për Versus.al kanë bërë të ditur se, në momentin e prangosjes, ai ka pasur edhe një pistoletë në brez.
Vënia në pranga e Avdylajt, është bërë pasi ai ishte shpallur në kërkim në lidhje me operacionin e koduar “Revanshi”, gjatë të cilit SPAK lëshoi 50 urdhër arreste, duke goditur 7 familje kriminale nga veriu në jug të Shqipërisë.
Operacioni është bërë nga forcat speciale në bashkëpunim me efektivë të SPAK-ut dhe BKH-së që kishin siguruar informacion mbi bazat e tij të mundshme bazuar dhe në interceptime telefonike dhe informacionet operative.
Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza edhe për lidhje të forta politike.
Ndaj dy vëllezërve të botës së krimit në Shqipëri, Astrit dhe Altin Avdylaj, janë lëshuar urdhër arreste nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, 43 të tjerëve edhe në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Hetimet mbi dosjen në të cilën përfshien emrat më të njohohur të krimit në Shqipëri nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve ‘Sky’ që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.
Gjatë hetimit rezultoi se Astrit Avdylaj dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike, ku droga vinte nga Kolumbia, Turqia dhe Peruja dhe përpunohëj në laboratorin në Has dhe më pas shpërndahej në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Ishin përgjimet që nxorën zbuluar grupi i Avdylajve të Shijakut.
Banda e Avdylajve në Shijak dyshohet se bashkëpunonte me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.
Arrestohet i forti i Shijakut, Astrit Avdylaj, i përfshirë në "luftën" mes Arben Ndokës dhe Durim Bamit
I forti i Shijakut, Astrit Avdylaj është arrestuar. Lajmi bëhet i ditur për Versus.al nga burime të Policisë së Shtetit.
Operacioni është bërë nga forcat speciale në bashkëpunim me efektive të SPAK dhe BkH që kishin siguruar informacion mbi bazat e tij të mundshme bazuar dhe në interceptime telefonike dhe informacionet operative.
Astrit Avdylaj, i akuzuar për trafik droge dhe i përfshirë në dosjen 339 të manipulimit të votave në qarkun e Durrësit, është liruar nga qelia e paraburgimit në vitin 2021.
Ai u la i lirë pas tejkalimt të afateve procedurale hetimore.
Më pas emri i tij doli në përgjimet e SkY ECC, të dosjes ‘Metamorfoza 2’ dhe u shpall në kërkim gjatë operacionit ‘Revanshi’.
Astrit Avdylaj akuzohet nga SPAK se ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit.
Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Astrit Avdylaj ka angazhuar Arben Mërkurin dhe Aldo Avdylajn për të realizuar vrasjen, për llogari të Arben Ndokës.
Ai cilësohet se kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.
Por, kush është Astrit Avdylaj?
Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza edhe për lidhje të forta politike.
Hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve “SKY” që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.
Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.
Rrugëtimi kriminal i Avdylajve ka nisur që në vitet 90′, ku në 1996-ën është vrarë me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit.
Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali ka marrë hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Hakmarrja nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.
I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10-vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi.







