Live Updates /

Avokati i Popullit, "mollë sherri" në Kuvend, PD: Shabani nuk përfaqëson vullnetin tonë! PS: E keni firmosur vetë

*Kuvendi është mbledhur sot në një seancë që pritet të jetë maratonë për shkak të pikave në rendin e ditës, mes të cilave miratimi i buxhetit 2026 nen për nen dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. *Opozita kërkoi tërheqjen e emrit të Endri Shabanit nga lista e kandidatëve për të cilin janë grumbulluar edhe firmat e demokratëve. Me argumentin se tek komisioni i Ligjeve u vendos se një deputet nuk mund të firmoste për të mbështetur kandidaturën e disa personave, demokratët thanë se Shabani nuk përfaqësonte vullnetin e tyre. *Nga ana tjetër, socialistët të cilët gjithashtu kishin firmosur për Shabanin thanë se kërkesa e PD nuk ka kuptim pasi vetë ata e kishin firmosur kandidaturën e tij.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kuvendi është mbledhur sot në një seancë që pritet të jetë maratonë për shkak të pikave në rendin e ditës, mes të cilave miratimi i buxhetit 2026 nen për nen dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. *Opozita kërkoi tërheqjen e emrit të Endri Shabanit nga lista e kandidatëve për të cilin janë grumbulluar edhe firmat e demokratëve. Me argumentin se tek komisioni i Ligjeve u vendos se një deputet nuk mund të firmoste për të mbështetur kandidaturën e disa personave, demokratët thanë se Shabani nuk përfaqësonte vullnetin e tyre. *Nga ana tjetër, socialistët të cilët gjithashtu kishin firmosur për Shabanin thanë se kërkesa e PD nuk ka kuptim pasi vetë ata e kishin firmosur kandidaturën e tij.

3 Postime
2 ORE ME PARE

"Ju flisni për lepuj unë flas për zagarë", Balla kërkon ndërprerjen e seancës: Nxirreni jashtë këtë!

Avokati i Popullit, "mollë sherri" në Kuvend, PD: Shabani
Taulant Balla

Seanca e Kuvendit u ndërpre pas debateve që zgjatën për rreth një orë sa i takon çështjes së zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla mori fjalën dhe ironizoi PD-në sa i takon kandidaturave të preferuara të saj duke thënë se po tallen me ta edhe duke e ditur se nuk mund të zgjidhen dot në këtë institucion.

Ndërsa pas ndërhyrjes së Nokës, Balla kërkoi ndërprerjen e seancës.

Balla: Asnjëri prej folësve deri tani nuk ka sqaruar përse kjo çështje duhet të ikë nga rendi i ditë.s dëgjova batuta e tallje, njëri fliste për lepuj, po po hytë te lepujt duhet të flisni dhe për zagarët se këta e nxjerrin në pritë lepurin. Keni vite me radhë që gënjeni Besim Ndregjonin sepse të gjithë e dini se nuk zgjidhet dot sepse nuk e lë ligji sepse ka mbushur 70 vjeç. Ju talleni me Adriana Kalanë.

(Ndërhyn Noka)

Balla: Po ti nuk merr vesh nga ligjet, kot flet

Noka: O mjeran

Balla: Ky zotëria duhet të dalë përjashtë, e ndërpres fjalën derisa ky zotëria të nxirret jashtë.

Pas kërkesës së Ballës, Niko Peleshi ndërpreu seacën për disa minuta pushim. Versus.al

2 ORE ME PARE

Avokati i Popullit, PD: Të hiqet Endri Shabani, gati të japim firmat për Adriana Kalanë e Besim Ndregjonin

Avokati i Popullit, "mollë sherri" në Kuvend, PD: Shabani

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, u pyet nga gazetarët teksa po hynte në Kuvend për procesin e Avokatit të Popullit, i cili ka mbetur në ngërç.

Ajo tha se PD u tërhoq nga firmat për kandidatët që mbështetën sepse në fillim procesi ishte i paorganizuar, duke shtuar se më pas se Kryesia vendosi që të mbështesë 6 kandidatë.

“PD vendosi në mbledhjen e grupit që do të tërhiqnim të gjitha firmat për kandidatët. Duke qenë se procesi ishte ne fillim i paorganizuar dhe do të mbështesim zyrtarisht vetëm ato kandidatë që mbështet Kryesia. Kryesia miratoi kandidatët dhe ato 6 janë kandidatë që opozita mbështet”, tha Tabaku.

Pyetur më pas për emrin e Endri Shabanit, deputetja demokrate tha se nuk do të merret me emra specifikë por me procesin. Sipas saj, procesi është i tillë, që edhe në ditën e seancës mund të tërheqin firmat.

“Deputetë të PD kanë firmosur shumë emra të tjerë dhe jo vetëm këtë. Ka pasur mbi 10 emra të tjerë që ka firmosur. Nuk besoj se ia vlen që të merremi me në emër specifik ne merremi me procesin. Procesi është i tillë që edhe në ditën e seancës ne mund të tërheqim firmat.”, përfundoi Tabaku.

Dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka kërkuar tërheqjen nga rendi i ditës të projekyvendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Ai deklaroi se PD ka tërhequr firmat për të gjitha kandidaturat që janë paraqitur për të garuar për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Këlliçi theksoi se “PD nuk merr pjesën në këtë farsë sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit”, duke theksuar se synimi është që Avokati i Popullit të merret nga PS.

Ndërsa shtoi se kandidaturat e demokratëve janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.

5 ORE ME PARE

Seancë maratonë në Kuvend/ Nga buxheti tek Avokati i Popullit dhe interpelanca e Shehajt me Ramën

Avokati i Popullit, "mollë sherri" në Kuvend, PD: Shabani

Kuvendi mblidhet sot në një seancë plenare maratonë ku pritet të miratohet nen për nen projektbuxheti 2026 me vlerë 8.8 miliardë euro së bashku me 8 projektligjës e paketës fiskale. Projektbuxheti u miratua nga Komisioni i Ligjeve ku u rrëzuan edhe 60 amendimet e bëra nga opozita.

Një çështje që pritet të sjellë diskutime të forta në Kuvend është edhe ajo për zgjedhjen e Avokatitt ë Popullit. 6 kandidatët për këtë institucion janë: Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endrit Shabani, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.

Në rend dite është parashikuar edhe një kërkesë e kreut të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj me kryeministrin Edi Rama për operacionin e lirimit të hapësirave publike. Pritet të shihet nëse Rama do të jetë i pranishëm në Kuvend për t’u përballur me Shehajn. Versus.al

Poll