Pasi prezantoi platformën e tij në rast se zgjidhet në krye të SPAK, Adnan Xholi u pyet edhe nga anëtarët e KLP lidhur me pika të ndryshme.
Njëra prej anëtareve të KLP, e pyeti sesi do të vepronte në rast se ajo do t’i shkonte në zyrë për një çështje të sajën personale. Xholi iu përgjigj duke i thënë se përveç respektit me një kafe, për çdo gjë tjetër ajo do të ishte ‘askushi’ para ligjit.
Pjesë nga diskutimi në KLP:
Anëtarja e KLP: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do vija në zyrën tuaj për një cështje timen personale. Si do të kujdeseni ju për të siguruar pavarësinë e presionint?
Xholi: Unë e vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit dhe kushtetutës nuk keni asnjë lloj pozicioni. Do ju respektoj si femër, do ju sajdis me ndonjë kafe me ndonjë gjë, por zgjidhja do jetë ligjore.
Anëtarja e KLP: Domethënë fare fare
Xholi: Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK dhe vërtet e bëjnë të mirë.
Anëtarja e KLP: Unë në fakt nuk e pi kafenë fare
Xholi: Aq më mirë. Versus.al


