Live Updates /

Firmoset Bordi i Paqes, presidenti Trump: Sot është një ditë e veçantë!: Rama flet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Të bëjmë diçka!

*Bordi i Paqes u mblodh sot në Washington, nismë e krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ku morën pjesë rreth 27 liderë nga e gjithë bota. *Mes tyre ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilët shtrënguan duart me Trump dhe pozuan për foton familjare të takimit. *Në fjalën e tij, Trump u shpreh i nderuar që Shqipëria dhe kryeministri Rama morën pjesë në këtë iniciativë globale. *Nga ana e tij, kryeministri Rama njoftoi se Shqipëria do të përfshihet me trupa dhe ekspertë në rindërtimin e Gazës, si një pjesë e kontributit humanitar të vendit në këtë proces. *Ai gjithashtu i bëri një kërkesë publike presidentit Trump për të ndërhyrë në çështjen e gjykimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke paralajmëruar se sipas tij mund të ndodhin “gjëra të këqija” nëse nuk veprohet drejtësisht. *Takimi u zhvillua me një foto familjare dhe shumë shtrëngime duarsh mes Trump dhe liderëve të pranishëm, duke simbolizuar bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë bord të ri global.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Bordi i Paqes u mblodh sot në Washington, nismë e krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ku morën pjesë rreth 27 liderë nga e gjithë bota. *Mes tyre ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilët shtrënguan duart me Trump dhe pozuan për foton familjare të takimit. *Në fjalën e tij, Trump u shpreh i nderuar që Shqipëria dhe kryeministri Rama morën pjesë në këtë iniciativë globale. *Nga ana e tij, kryeministri Rama njoftoi se Shqipëria do të përfshihet me trupa dhe ekspertë në rindërtimin e Gazës, si një pjesë e kontributit humanitar të vendit në këtë proces. *Ai gjithashtu i bëri një kërkesë publike presidentit Trump për të ndërhyrë në çështjen e gjykimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke paralajmëruar se sipas tij mund të ndodhin “gjëra të këqija” nëse nuk veprohet drejtësisht. *Takimi u zhvillua me një foto familjare dhe shumë shtrëngime duarsh mes Trump dhe liderëve të pranishëm, duke simbolizuar bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë bord të ri global.

8 Postime
2 ORE ME PARE

Fjala e plotë në Bordin e Paqes/ Rama flet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Thaçi u arrestua nga prokurori që ju përndoqi ju!

Firmoset Bordi i Paqes, presidenti Trump: Sot është një ditë
Edi Rama në Bordin e Paqes

Gjatë mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti një fjalim ku theksoi rolin e Shqipërisë në këtë iniciativën globale dhe për disa çështje ndërkombëtare me rëndësi të veçantë.

Rama falënderoi Presidentin Donald Trump për ftesën dhe vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë si një nga anëtaret themeluese të këtij Bordi.

Ai nënvizoi se Bordi i Paqes nuk ka për qëllim të zëvendësojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por mund të ndihmojë në rritjen e efikasitetit të saj dhe ndihmën për të pafajshmit.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama përqendroi vëmendjen tek ndihma humanitare për fëmijët palestinezë, duke propozuar që vendet pjesëmarrëse të kontribuojnë jo vetëm financiarisht, por edhe duke dërguar ekspertë dhe arkitektë për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar dhe për të kthyer plagët e historisë në shenja shprese.

Ai theksoi se fëmijët e Gazës janë viktimat më të pafajshme të konfliktit dhe se Shqipëria dëshiron të luajë një rol të veçantë në këtë proces.

Një pjesë e fjalës së tij u fokusua edhe tek konflikti i Kosovës me Serbinë.

Rama kritikoi mënyrën brutale se si ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ndalua përpara udhëtimit drejt Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje paqeje dhe shprehu shqetësimin për vendimet e gjykatave ndërkombëtare, duke përmendur paraburgimin e tij prej gjashtë vitesh dhe kërkesën për 45 vjet burgim, të cilat sipas Ramës kanë shkaktuar një valë tronditëse dhe poshtërimi për vendin.

Ai përfundoi fjalën duke falënderuar Bordin e Paqes për përfshirjen e Shqipërisë dhe shprehu shpresën që vendi i tij, si mik i afërt i Izraelit dhe vendeve arabe, të jetë një vlerë e shtuar në vizionin e këtij institucioni global.

Fjala përshëndetëse e Kryeministrit Edi Rama në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes

Faleminderit që më keni ftuar të jem pjesë e këtij rrugëtimi, z. President.

Vota plotësisht e harmonizuar dypartiake që parlamenti ynë pati në mbështetje të kësaj nisme, flet vetë përsa e nderuar ndihet Shqipëria që është një prej anëtareve themeluese e kësaj organizate të re.

 Shumë thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara por mua nuk më duket si një përpjekje për të zëvendësuar OKB-në, por nëse ndihmon ta shkundë atë gjigand në agoni dhe dashtë Zoti, ta zgjojë, atëherë, Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

 Z. President,

 Ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për të ndalur konfliktin pikëllues në Gazë dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në forcën e stabilizimit me trupat e saj.

 Në të njëjtën kohë, propozoj që ky Bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e një objekti  publik të dedikuar për fëmijët palestinezë.

Duke bërë kështu, bota do të ndihmonte fëmijët e Gazës që janë pengjet më të pafajshme të lunatizmit të Hamasit, të rriteshin me praninë fizike të vargut më të madh të duarve që ka shtrënguar bashkë njerëzimi ndonjëherë,  jo vetëm duke vendosur paratë, por po kështu duke sjellë dhe arkitektët e tyre në mënyrë që bota të transformojë një plagë të historisë në një oaz shprese, ku dhembshuria merr formë konkrete dhe e ardhmja merr formë rreth atyre që meritojnë më shumë, brezi i ardhshëm i palestinezëve.

Shqipëria do të ishte e privilegjuar të bëhej pjesë e këtij vargu.

Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur ,më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.

Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror sikar që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare.

 Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh  e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.

Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj  spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.

Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish.

Edhe njëherë, ju falënderoj që përfshitë Shqipërinë në këtë nismë fisnike.

Duke qenë  miq të afërt me Izraelin dhe vendet arabe, shpresojmë fort të jemi një vlerë e shtuar e vizonit tuaj të jashtëzakonshëm./Versus.al

 

 

2 ORE ME PARE

Rama në Bordin e Paqes flet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka

Firmoset Bordi i Paqes, presidenti Trump: Sot është një ditë

Gjatë fjalës së tij në Bordin e Paqes në Uashington, kryeministri Edi Rama ngriti dy çështje kryesore: ndihmën humanitare në Gaza dhe situatën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama u shpreh se vendimi ndaj Thaçit ka qenë i padrejtë, duke e mbajtur atë në paraburgim për gjashtë vite, ndërsa u ndalua në mënyrë brutale gjatë udhëtimit të tij drejt Shtëpisë së Bardhë për një takim me presidentin amerikan, Donald Trump.

Kryeministri shtoi se veprimet e Prokurorisë së Hagës, duke kërkuar burgim deri në 180 vite për disa ish-krerë të UÇK-së, kanë shkaktuar një valë tronditëse dhe të padrejtë.

''Ne ju përgëzojmë në rolin vendimtar për ti dhënë fund konfliktit në Gazë dhe Shqipëria është bërë pjesë nëpërmjet truapave tanë. Faciliteti publik për fëmijët palestinezë e bota do të ndihmojë për këtë sepse ata janë më të pafajshmit. Jo vetëm duke vendosur paratë por dhe duke sjellë arkitetktët tanë në këtë që bota të shndërrojë plagët në shenja shprese dhe e ardhmja të ndërtohet.

Më lejoni ta vendos vëmendjen te konflikti i Kosvës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës u ndalua në mënyrë brutale në udhëtimin drejt shtëpisë së bardhë për të firmosur marrëveshjen me Trump. Sot presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim para vendimit në një gjyq special në Hagë, disa prezentë këtu mund të jeni në dijeni. Vetëm një javë përpara prokuroria kërkoi  një valë tronditëse turpërues, vetëm pak muaj qëndroi mes një burri.

Një vendim tronditës në një gjykatë që ka humbur në cdo hap të mbajë standadet europiane. Ju falenderoj për ftesën e Shqipërisë në Bordin e Paqes.'' u shpreh Rama./Versus.al

 

2 ORE ME PARE

Rama flet për Bordin e Paqes: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të përfunduar konfliktin në Gaza!

Firmoset Bordi i Paqes, presidenti Trump: Sot është një ditë

Në Uashington u zhvillua takimi i parë i Bordit të Paqes, një nismë e krijuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ku merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama falënderoi Trump për ftesën dhe theksoi se Bordi nuk synon të zëvendësojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por përkundrazi të ndihmojë më të pafajshmit – fëmijët në Gaza.

“Ne vlerësojmë rolin vendimtar të presidentit Trump për të përfunduar konfliktin në Gaza, dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë përpjekje. Ftoj të gjitha vendet të kontribuojnë për fëmijët e Palestinës dhe të ndihmojnë ata që janë viktimat më të pafajshme të luftërave. Jo vetëm me fonde, por edhe duke sjellë ekspertët tanë për të ndihmuar rindërtimin dhe shpresën. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes,” tha Rama./Versus.al

3 ORE ME PARE

Bordi i parë i Paqes në Uashington, Trump: Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me trupa në Gaza

Firmoset Bordi i Paqes, presidenti Trump: Sot është një ditë
Donald Trump

Në Uashington është mbledhur Bordi i parë i Paqes, ku përveç Shteteve të Bashkuara, marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria dhe Kosova.

Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se, si vendet e tjera pjesëmarrëse, edhe Shqipëria dhe Kosova do të angazhohen me trupa në terren në Gaza.

“Dua të falënderoj Indonezinë, një vend i mrekullueshëm. Maroku do të angazhohet gjithashtu. Shqipëria dhe Kosova do të kenë trupa në terren,” tha Trump.

3 ORE ME PARE

“Arrita marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, Trump-Osmanit: Më telefono nëse të duhet ndihmë

Firmoset Bordi i Paqes, presidenti Trump: Sot është një ditë
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vijoi fjalimin e tij gjatë inaugurimit të Bordit të Paqes, duke u ndalur tek konfliktet e zgjidhura ndërkombëtarisht.

Ai theksoi veçanërisht rolin që ka luajtur në ndalimin e një konflikti mes  Kosovës dhe Serbisë.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës Trump i drejtua duke e vlerësuar për punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe shtoi se në rast të problemeve në të ardhmen, ata mund të kontaktojnë direkt atë.

“Çfarë pune e jashtëzakonshme keni bërë. Tani po silleni mirë, dhe nëse nuk shkoni mirë, më telefononi mua,” tha Trump./Versus.al

3 ORE ME PARE

Trump në Bordin e Paqes: Disa liderë po bëjnë naze, disa të tjerë nuk i duam ne

Firmoset Bordi i Paqes, presidenti Trump: Sot është një ditë
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nisur fjalimin e tij në Bordin e Paqes në Uashington, duke përshëndetur pjesëmarrësit dhe duke vlerësuar arritjet e qeverisë së tij.

Gjatë fjalimit, Trump theksoi sukseset që janë arritur brenda një viti, të cilat fillimisht ishin cilësuar të pamundura për katër vite, duke përmendur arritje të jashtëzakonshme financiare dhe përfundimin e disa konflikteve që kanë zgjatur dekada.

Ai gjithashtu foli për situatën në Gazë, duke përmendur senatorin Marco Rubio që po ndjek zhvillimet, dhe vlerësoi punën e bërë nga ekipi i tij.

Presidenti e përshkroi Bordin e Paqes si një nga iniciativat më të fuqishme, duke mbledhur pjesën më të madhe të liderëve botërorë, edhe pse disa prej tyre janë rezistentë ndaj pjesëmarrjes.

“Është nder i madh t’ju mirëpres në Institutin e Paqes. Ka disa që nuk duam t’i kemi, por shumica e drejtuesve kanë pranuar menjëherë pjesëmarrjen,” shtoi Trump në nisje të fjalimit.

“Sukseset që kemi arritur, në fillim më thanë që nuk realizoheshin për 4 vite, u arritën brenda një viti. Arritje financiare të jashtëzakonshme, kemi bërë një punë të mrekullueshme. Bordi i Paqes është një nga gjërat më të arritura. Disa nga luftërat zgjasin prej dhjetëra vitesh dhe ne i kemi dhënë fund brenda dy ditëve.

Gaza është çështje komplekse, Marco Rubio po na ndjek, çfarë pune e mrekullueshme është bërë. Sot është një nder i madh që ju mirëpres në Institutin e Paqes. Është bordi më i fuqishëm, këtu bën pjesë pjesa më e madhe e liderëve botërorë. Disa po bëjnë naze, por shumë drejtues e kanë pranuar menjëherë. Ka disa që nuk duam t’i kemi” – tha Trump në nisje të fjalimit./Versus.al

4 ORE ME PARE

VIDEO/ Mbledhja e Bordit të Paqes, Edi Rama shtërngon duart me Donald Trump

Firmoset Bordi i Paqes, presidenti Trump: Sot është një ditë

Kryeministri Edi Rama së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhen në Uashington, ku po marrin pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes.

Përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës u vendosën në podium krah liderëve të tjerë botërorë, të cilët iu përgjigjën ftesës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të marrë pjesë në këtë iniciativë me qëllim ndihmën e Gazës.

Në kuadër të ngjarjes, edhe vetë Donald Trump u bashkua për të bërë fotografinë familjare, duke përfshirë edhe momentin kur shtrëngoi duart me kryeministrin Edi Rama, siç duket në pamjet zyrtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

6 ORE ME PARE

Zbardhet agjenda e mbledhjes së Bordit të Paqes, edhe Rama do të mbajë fjalim

Firmoset Bordi i Paqes, presidenti Trump: Sot është një ditë

Ashtu siç është njoftuar më herët, sot do të mbahet mbledhja inaguruese e Bordit të Paqes në Uashington e cila do të hapet me fjalën e presidentit të SHBA, Donald Trump.

I pranishëm në këtë mbledhje të parë të Bordit, do të jetë edhe kryeministri Edi Rama i cili do të mbajë fjalën e tij. Sipas orës së Shqipërisë, mbledhja nis në orën 15:00 dhe pritet që Rama të mbajë fjalën e tij pas presidentit të Rumanisë, Nicușor Dan.

Agjenda:

E enjte, 19 Shkurt 2026

Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”

06:15 (me orën amerikane) – Fillojnë mbërritjet e delegacioneve

08:05 (me orën amerikane) – Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve

08:40 (me orën amerikane) – Foto familjare

09:00 (me orën amerikane) – Fillon mbledhja

Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara

Prezantime në tryezë të rrumbullakët & Përditësime kryesore

1.  Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së BoP

2. Steve Ëitkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve

3. Ambasadori Mike Ëaltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës

4. Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)

5. Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi

6. Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës

7. Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ

8. Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)

9.  Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia

10. Marc Roëan – Fondi Sovran i Pasurisë

11. Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran

12. Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP

Video për rindërtimin e Gazës

Ndërhyrjet

Rendi:

1. Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa

2. Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev

3. Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev

4. Indonezia – Presidenti Praboëo Subianto

5. Rumania – Presidenti Nicușor Dan

6. Shqipëria – Kryeministri Edi Rama

7. Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly

8.  Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani

9. Emiratet e Bashkuara Arabe  - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan

10. Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita

11. Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan

12. Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah

13. Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub. Versus.al

 

Poll