Live Updates /

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit në Dhërmi

*Një krim i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Dhërmi. Policia bën të ditur se një 31-vjeçar nga Tirana është qëlluar me armë zjarri, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur. * Viktimë e këtij krimi ka mbetur Erald Novruzi, ndërsa autori është identifikuar si Gerald Shehu, dhëndërri i pronarëve të hotelit ku ka ndodhur krimi. Autori dyshohet se është arratisur drejt Greqisë. *Gerald Shehut rezulton se nuk është emër i panjohur për policinë. Në vitin 2021 Shehu së bashku me dy të tjerë janë arrestuar në Dhërmi për ndërtim pa leje përgjatë vijës bregdetare.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një krim i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Dhërmi. Policia bën të ditur se një 31-vjeçar nga Tirana është qëlluar me armë zjarri, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur. * Viktimë e këtij krimi ka mbetur Erald Novruzi, ndërsa autori është identifikuar si Gerald Shehu, dhëndërri i pronarëve të hotelit ku ka ndodhur krimi. Autori dyshohet se është arratisur drejt Greqisë. *Gerald Shehut rezulton se nuk është emër i panjohur për policinë. Në vitin 2021 Shehu së bashku me dy të tjerë janë arrestuar në Dhërmi për ndërtim pa leje përgjatë vijës bregdetare.

10 Postime
9 MUAJ ME PARE

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit në Dhërmi

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit

Është publikuar tashmë edhe fotoja e të riut Eraldo Nevruzi, 31-vjeçarit që punonte si recepsionist në hotel “GRECCIA” në Dhërmi.

Gjatë natës së kaluar ai u rrëmbye nga vendi i punës dhe dyshohet se më pas u vra nga 43-vjeçari Gerald Shehu, i afërm i pronares së hotelit. Policia thotë se autori u identifikua nga pamjet filmike si dhe nga njollat e gjakut të gjetura në ambientet e hotelit.

Ai e kishte marrë turnin rreth orës 23.00 të së mërkurës dhe rreth 90 minuta më pas ndodhu ngjarja e rëndë. Trupi i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende ndërsa autori u arrestua në Korfuz të Greqisë në tentativë për të ikur drejt Anglisë.

42-vjeçari i lindur në Tepelenë kishte prerë fillimisht një biletë për në Barcelonë dhe më pas do të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe, ku jeton prej vitesh.

Në Dhërmi dhe Himarë kanë shkuar forca të shumta të policisë së Vlorës, reparti i FNSH-së si dhe një njësi e RENEA-s të cilat janë duke kërkuar për viktimën.

Kërkime po bëhen edhe në zonën e Vunoit, në Dhërmi dhe Gjipe. 35 persona janë thirrur dhe janë pyetur në polici. Mediat raportojnë se dy janë pistat ku po hetohet për këtë ngjarje të rëndë.

Së pari, mendohet se shkak mund të jetë bërë një sherr i nisur për motive banale që ka degjeneruar në konflikt fizik e deri përdorimin e armës së zjarrit.

Së dyti, po verifikohet nëse mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte të mëparshme gjatë qëndrimit të tyre në Angli dhe nëse ata janë përfshirë në ndonjë aktivitet të paligjshëm.

Sipas të njëjtave burime mes Nevruzit dhe Shehut ka pasur njohje që në Britaninë e Madhe. Viktima kishte vetëm një javë që kishte filluar punë në hotel.

9 MUAJ ME PARE

Vrasja në Dhërmi, Gerald Shehu dyshohet se ka pasur bashkëpunëtorë

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit

Është konfirmuar zyrtarisht se 43 vjeçari Gerald Shehu ka përdorur pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës për të kaluar drejt Greqisë.

Pas kësaj mendohet se ai ka shkuar në Igumenicë e më pas me traget drejt Korfuzit. Ai do të shfrytëzonte më pas aeroportin e ishullit për të udhëtuar drejt Anglisë. Pikërisht në aeroport është ndaluar edhe nga policia greke me qëllim ekstradimi.

Dyshimi ndërkohë i policisë shqiptare është që Gerald Shehu është ndihmuar nga dikush. Kjo për faktin që ai ka lënë automjetin e tij në një parking privat në Sarandë dhe më pas ka udhëtuar për rreth 45 minuta drejt Qafë Botës.

Policia po heton se kush e ka ndihmuar Shehun me fshehjen e mjetit dhe transportin e tij për në pikën e kalimit kufitar.

9 MUAJ ME PARE

Gjendet në Sarandë makina e autorit të vrasjes së recepsionistit në Dhërmi

 

Autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit Erlado Nevrozi, i cili dyshohet se është vrarë nga 43-vjeçari Gerald Shehu.

Ngjarje kjo e ndodhur në Himarë mesnatës së mërkurës. Ndërkohë sipas informacioneve makina e autorit të dyshuar i vrasjes së 31-vjeçarit është gjetur në Sarandë. ABC Neës ka siguruar foton e automjetit tip “Audi”, që rezulton me targa angleze.

Një grup ekspertësh po bën ekzaminimet për të parë nëse ka gjurmë të personit të zhdukur. Ka dyshime se autori ka transportuar me makinë pas ngjarjes në hotel.

9 MUAJ ME PARE

Ngjarja në Dhërmi/ I dhunshëm në familje, viktima Eraldo Nevruzi emër i njohur për policinë shqiptar (Detaje)

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Eraldo Nevruzi i cili është një emër i njohur për policinë shqiptare.

Sipas skedarëve të Policisë së Tiranës, 31 vjeçari ka qenë i dhunshëm dhe përdorues droge.

Në dhjetor të vitit të kaluar ka qenë babi i Eraldo Novruzi ai i cili i është drejtuar policisë dhe ka denoncuar djalin e tij për dhunë në familje ku më pas policia e ndaloi dhe më pas e procedoi penalisht.

I ati mësohet se kërkoi edhe urdhër mbrojtje gjë e cila është miratuar nga ana e gjykatës.

Eraldo recepsionist në hotelin Greccia në Dhërmi u vra dhe më pas u zhduk nga Gerald Shehu ky i fundit i arrestuar nga një nga aeroportet e Greqisë teksa po merrte një biletë për në Londër.

Viktima dhe autori ishin kishin jetuar bashkë në Londër dhe  jetonin së bashku në Angli dhe se kohët e fundit kishin ardhur për të hapur biznes në Dhërmi dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.

 

 

9 MUAJ ME PARE

Arrestohet në një aeroport në Greqi, autori i vrasjes së recepsionistit në Dhërmi

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit

Arrestohet në Greqi, Gerald Shehu, autori i dyshuar i vrasjes në hotelin në Dhërmi.

Burimet bëjnë të ditur se 43-vjeçari Shehu është arrestuar në një aeroport në Greqi, në tentativë për të ikur drejt Britanisë së Madhe, ku edhe jetonte prej vitesh.

Trupi i Eraldo Novruzit nuk është gjetur ende, ndërkohë që policia thotë se recepsionisti është vrarë.

Policia e Shtetit shpalli në kërkim Gerald Shehun, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Eraldo Nevruzi.

Në një informacion nga Policia, thuhet se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë e mundur gjetja e shtetasit Eraldo Novruzi, ndërsa po punohet me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e Gerald Shehut, pasi nga hetimet e deritanishme.

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve intensive që po kryen grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, sqarojmë se nga kontrollet e deritanishme nuk është bërë ende e mundur gjetja e shtetasit E. N.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

 

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Ky është hoteli ku ndodhi vrasja dhe zhdukja e trupit të recepsionistit

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit

Një krim i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në një hotel në Dhërmi.

Në hotelin “Greccia” në Dhërmi, Gerald Shehu 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë dhe ka zhdukur truprin e Eraldo Novruzi.

Policia ka dhënë të tjera detaje për zhdukjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në Dhërmi pak pas mesnate.

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin G. Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte shtetasi E. N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.

Për këtë ngjarje, policia ka marrë në pyetje me dhjetëra persona, ndërsa nga dëshmitë e tyre, dyshohet se ka pasur të paktën dy të shtëna, por pamjet e kamerave të sigurisë nuk janë të qarta.

 

9 MUAJ ME PARE

Ngjarja e rëndë/ Autori dhe viktima jetonin të dy në Angli, kishin hapur biznes në Dhërmi

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Dhërmi, ku një 31-vjeçar është vrarë me armë zjarri, por trupi i tij ende nuk është gjetur.

Mësohet se viktima Eraldo Nevruzi dhe autori i vrasjes Gerald Shehu i shpallur në kërkim nga policia jetonin së bashku në Angli dhe se kohët e fundit kishin ardhur për të hapur biznes në Dhërmi dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.

Dy pistat ku policia po heton janë një për konflikt banal të castit dhe tjetra për njohja e mëparshme dhe përfshirja në aktiviteteve të paligjshme në Angli ku Iizhdukuri dhe autori jetonin.

 

 

 

 

9 MUAJ ME PARE

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Dhërmi, autori ishte dhëndri i pronarit të hotelit

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mesnatën e djeshme në një hotel në Dhërmi. 

Mësohet se autori i dyshuar Gerald Shehu është dhëndri një prej bashkëpronarëve të hotelit ku punonte si recepsionist 31-vjeçari që mbeti i vdekur.

Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku.

Pamjet filmike nuk janë te qarta se si është larguar 31-vjecari nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ngritur grupe pune për gjetjen e trupit të të riut, si dhe arrestimin e 43-vjeçarit që dyshohet se është arratisur drejt Greqisë.

9 MUAJ ME PARE

Dyshohet si autor i vrasjes së recepsionistit në Dhërmi, Gerald Shehu i arrestuar dhe më parë

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit
Gerald Shehu

Personi që shihni në foto është 43 vjeçari Gerald Shehu që dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeccarit Eraldo Nevruzit, recepsionist në një hotel në Dhërmi.

Ngjarja e rëndë kriminale ka ndodhur mesnatën e djeshme në Dhërmi dhe ishin pronarët e hotelit që kallzuan në polici zhdukjen e punonjësit të tyre Eraldo Nevruzaj.

Por Gerald Shehut rezulton se nuk është emër i panjohur për policinë.

Në vitin 2021 Shehu së bashku me dy të tjerë janë arrestuar në Dhërmi për ndërtim pa leje përgjatë vijës bregdetare.

Gerald Shehu sapo kishte ardhur nga Anglia dhe dyshohet se tashmë është arratisur drejt shtetit grek.

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit
Gerald Shehu

 

9 MUAJ ME PARE

Vritet recepsionisti i hotelit në Dhërmi, autori arratiset drejt Greqisë/ Zbardhjen detaje të reja

Pistat e hetimit/ Pse u rrëmbye, u vra dhe u zhduk recepsionisti i hotelit

Një ngjarje rëndë ka ndodhur ne oret e para te dites se sotme në një hotel në Dhërmi.

31-vjeçari, Eraldo Nevruzit banues në Tiranë, i cili punonte recepsionist në një hotel në Dhërmi është zhdukur.

Ishin pronarët e hotelit që kanë kallzuar në polici se kishin humbur kontaktet me punonjësin e tyre.

Dyshohet se 31 vjeçari është qëlluar me armë zjarri në mesnatë nga shtetati Gerald Shehu, 43 vjeç i lindur në Tepelenë, banues në Angli. 

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes Gerald Shehu është larguar drejt Greqisë.

Trupi i Eraldo Nevruzit ende nuk është gjetur.

Policia thotë se ka shoqëruar 29 persona dhe se deyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.

 

Poll