Live Updates /

Grupi kriminal i AKSHI-t, miliardat përfundonin tek Ergys Agasi! Meçe u rrëmbye dhe u çua në Elbasan pas paralajmërimit të zv.drejtorit të policisë

*Versus.al ka nxjerrë në dritë detaje të reja lidhur me dosjen hetimore të SPAK mbi goditjen e grupit kriminal që përfitonte tenderat e AKSHI-t, mes të cilëve është vendosur nën arrest shtëpie edhe drejtoresha e institucionit, Mirlinda Karçanaj, ndërsa janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi e Ermal Beqiri. *Në dosje tregohet sesi Beqiri dhe biznesmenët e tjerë të marrë nën hetim fitonin tendera në shkelje të ligjit pa përmbushur kritere dhe më pas shumat e tenderave i kalonin si pagesa fiktive kompanisë “EA Solution” të Ergys Agasit e cila nuk kryente asnjë punë konkrete. *Dosja ngre alarmin mbi mënyrën sesi është vepruar mbi procedura tenderimi për mirëmbajtjen e sistemeve delicate të sigurisë shtetërore. Ndërsa gjithashtu shpjegohet sesi biznesmeni Gerond Meçe ishte marrë peng më 12 gusht të këtij viti duke u transportuar në Elbasan ku disa persona të lidhur me Çopjat i kishin bërë presion që të tërhiqej nga ankimi për tenderat e AKSHI-t.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Versus.al ka nxjerrë në dritë detaje të reja lidhur me dosjen hetimore të SPAK mbi goditjen e grupit kriminal që përfitonte tenderat e AKSHI-t, mes të cilëve është vendosur nën arrest shtëpie edhe drejtoresha e institucionit, Mirlinda Karçanaj, ndërsa janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi e Ermal Beqiri. *Në dosje tregohet sesi Beqiri dhe biznesmenët e tjerë të marrë nën hetim fitonin tendera në shkelje të ligjit pa përmbushur kritere dhe më pas shumat e tenderave i kalonin si pagesa fiktive kompanisë “EA Solution” të Ergys Agasit e cila nuk kryente asnjë punë konkrete. *Dosja ngre alarmin mbi mënyrën sesi është vepruar mbi procedura tenderimi për mirëmbajtjen e sistemeve delicate të sigurisë shtetërore. Ndërsa gjithashtu shpjegohet sesi biznesmeni Gerond Meçe ishte marrë peng më 12 gusht të këtij viti duke u transportuar në Elbasan ku disa persona të lidhur me Çopjat i kishin bërë presion që të tërhiqej nga ankimi për tenderat e AKSHI-t.

4 Postime
1 ORE ME PARE

“Me Ergys Agasin jemi miq”, dëshmia e Karçanajt dhe skema sesi miliardat e AKSHI-t i kalonin biznesmenit pa bërë punë

Grupi kriminal i AKSHI-t, miliardat përfundonin tek Ergys Agasi!
Karçanaj dhe Agasi

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e AKSHI-t institucionit që duhet të garantojë sigurinë e sistemeve elektronike të shtetit shqiptar, por edhe të pajisjeve të NATO-s e BE-së, rezulton të ketë qenë personi kyç që ndihmonte në përfitimin e miliarda lekëve tendera për biznesmenin e shpallur në kërkim Ergys Agasi.

Në dëshminë e saj më 3 dhjetor të këtij viti, Karçanaj ka thënë në SPAK se me biznesmenin tjetër Ermal Beqiri ishte takuar vetëm një herë dhe se nuk mbante marrëdhënie me operatorët ekonomikë jashtë zyre, ndërsa me Ergys Agasin ishte takuar disa herë në zyrën e tij për shkak të raportit miqësor që ato kishin.

Por si ka ndikuar ky raport në faktin që Ergys Agasi ka përfituar miliarda lekë të qytetarëve shqiptarë pa kryer asnjë punë konkrete me kompaninë e tij “EA Solution”?

Ashtu siç edhe Karçanaj ka deklaruar, SPAK zbuloi se në pajisjen përgjuese të Agasit ishte regjistruar edhe takimi i tij me drejtoreshën e AKSHI-t ku dyshohet të kenë rënë dakord për tendera.

Skema me të cilën kalonin paratë tek Agasi

Dyshohet se Ermal Beqiri në bashkëpunim me biznesmenin tjetër Andis Papa, me kompanitë e tyre kalonin pagesa fiktive të cilat përfundonin në kompaninë “EA Solution” të Ergys Agasit. Sipas SPAK dy prej tenderave për të cilat janë bërë pagesa fiktive dhe përfituesi i tyre fundor është kompania “EA Solution” e Ergys Agasit janë: Përmirësimi i moduleve dhe regjistrave elektronike duke ofruar shërbime të unifikuara për bizneset e Shqipërisë, me ofertë ekonomike 194 545 212 lekë; si dhe tenderi “implementimi i e-Albania 2.0 site sekondar dhe open data me vlerë 1,462,500,000 (një miliard e katërqind e gjashtëdhjetë e dy milion e pesëqind mijë). Versus.al

2 ORE ME PARE

“Kishin dialekt të Elbasanit”, Meçe u rrëmbye nga persona me veshje të BKH, roli i zv.drejtorit të policisë dhe njerëzit e Çopjave

Grupi kriminal i AKSHI-t, miliardat përfundonin tek Ergys Agasi!
Nëndrejtori i policisë Tiranë Erion Ismaili, Gerond Meçe dhe Ergys Agasi dhe pamje nga rrëmbimi i Meçes

Pengmarrja e biznesmenit Gerond Meçe për të hequr dorë nga tenderat e AKSHI-t dhe ankimet e bëra, sipas SPAK është realizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal ku përveç biznesmenëve Ergys Agasi e Ermal Beqiri përfshihet edhe drejtoresha e AKSHI-t për shkak se informacionet diskrete kishin rrjedhur nga ky institucion sa u takon veprimeve të kompanisë së Gerond Meçes.

Në një prej pamjeve filmike të administruara nga pajisja përgjuese që Ergys Agasi kishte në zyrën e tij, është konstatuar një video e takimit të tij me biznesmenin Ermal Beqiri ku diskutohet për 2 tendera të AKSHI-t për procedurë dhe aty përmendet kompania e Meçes ‘ABS’.

Biznesmeni ka deklaruar se ai dyshon se rrëmbimin e tij e ka kryer Beqiri për shkak se pas çdo procedure tenderimi qëndronin një prej kompanive të tij apo të lidhura me të. Ndërsa për ta mbështetur këtë pretendim Meçe ka bërë me dije në dëshminë e tij se para se të merrej peng, administratorja e "Soft&Solution" e Ermal Beqirit i ka shkuar në zyrë dhe ka kërkuar të takohet me të. Pasi Meçe nuk e kishte pritur ajo ishte larguar duke thënë në dalje “kështu do vazhdoni ju të bashkëpunoni me ne”.

Pas kësaj kanë filluar problematikat e kompanisë lidhur me bllokimin e procedurave me AKSHI. Këtu përmend një procedurë me Hardëare e AKSHI, që është futur bashkë me kompaninë InfoSoft, e cila u zhvillua dy herë dhe u anullua pa shkaqe të arsyeshme. Kur InfoSoft u fut herën e tretë vetëm, u shpall fitues. Pas këtij momenti fillon edhe historia e ankimimeve që u bë edhe shkak i rrëmbimit.

Përsa i takon mosdenoncimit, biznesmeni përmend faktin se nëndrejtori i policisë së Tiranës i cili është pezulluar nga detyra me urdhër të GJKKO, gjatë periudhës janar-shkurt 2025 nëpërmjet një personi tjetër që nuk i kujtohet i kishte kërkuar të qëndronte sa më larg AKSHI-t.Ismaili reuzlton të jetë lidhje e Agasit dhe Beqirit pasi në datën 30 tetor të vitit 2023 është takuar me të dy në zyrën e Agasit.

Përfshirja e Çopjave në rrëmbimin e Meçes

Biznesmeni është marrë peng me një mjet “Land Rover Defender” i cili është në pronësi të Endri Merkajt, vëllai i Klajdi Merkajt i cili është i arrestuar nën dyshimin se pastronte paratë e vëllezërve Hajdar e Franc Çopja, të njohur si krerët e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës.  Sipas Meçes, dy prej personave që e kishin rrëmbyer kishin dialekt nga zona e Elbasanit. Madje njëri prej tyre i kishte thënë se po ta shihte në Elbasan do ta përshëndeste.

Më 12 gusht të këtij viti persona me veshje që mbanin mbishkrimin ‘POLICIA’ dhe ‘BKH’ e kanë rrëmbyer Meçen dhe e kanë dërguar në Elbasan. Ai është liruar vetëm pasi personat të cilët e morën peng konfirmuan se ai ishte tërhequr nga tenderat e AKSHI-t. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Do ja q* robt”, si Ergys Agasi planifikonte t'i bënte presion Gjiknurit kur ishte ministër: Do fusim çunat

Grupi kriminal i AKSHI-t, miliardat përfundonin tek Ergys Agasi!
Ergys Agasi dhe Damian Gjiknuri

Versus.al ka siguruar detaje nga dosja hetimore në kuadër të të cilës SPAK zbuloi një grup kriminal që veprnte në bashkëpunim me Mirlinda Karçanajn, drejtoreshën e AKSHI-t. Sipas dosjes, krerë të këtij grupi ku përfshihen manipulimi i 12 procedurave të tenderave dhe pengmarrja e biznesmenit Gerond Meçe për t’u dorëhequr nga tenderat, rezultojnë biznesmenët e shpallur në kërkim, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Për të treguar sesi Agasi vepronte dhe sesa larg shkonin lidhjet e tij, në dosje sillet në vëmendje një bisedë që Agasi ka bërë më 6 mars të vitit 2019 me ish-deputetin e PS, Alqi Bllakon asokohe drejtor i drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve e Landfilleve.

Në bisedë evidentohet se personi me emrin “labi’ është Elgert Bixha të cilin Agasi do ta emërojë si administrator në një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që asokohe drejtohej nga Damian Gjiknuri. Ky i fundit ishte bërë pengesë për realizimin e disa përfitimeve të paligjshme nga ana e Agasit, Bixhësd he Bllakos. Në komunikim Agasi i ka dërguar mesazh ku shprehet konkretisht; Do ja q* robt, do fusim çunat pastaj”. Duke nënkuptuar kështu përdorimin e lidhjeve të tij me persona me rrëzikshmëri të lartë shoqërore për të hequr pengesat që u ishin vendosur nga Gjiknuri.

SPAK e lidh këtë rrethanë me pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe pasi edhe ky i fundit si Gjiknri ishte bërë pengesë nëpërmjet ankimeve të shumta tek AKSHI. Versus.al

7 ORE ME PARE

Agasi fundos bashkëpunëtorët, i gjendet pajisja përgjuese! Takime me zë e figurë me ministra e drejtoreshën e AKSHI-t

Grupi kriminal i AKSHI-t, miliardat përfundonin tek Ergys Agasi!
Ergys Agasi

Ergys Agasi, biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzë për veprat penale “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, ka fundosur edhe bashkëpunëtorët e tij ndër vite brenda administratës shtetërore.

Dosja voluminoze e SPAK ka nxjerrë në dritë përgjimet e kryera nga vetë Agasi me anë të një pajisjeje që ai kishte në zyrën e tij ku takohej me personalitete të botës së biznesit, qeveritarë si dhe zyrtarë të lartë të policisë së shtetit. Sipas mediave, pajisja kishte sistem regjistrimi me zë dhe me video, duke u konsideruar si një ndër provat më të forta në duart e SPAK.

Gjatë kontrolleve në një prej zonave t ëish-bllokut që ai kishte në pronësi, i është sekuestruar pajisja e përgjimit, laptopi dhe 7 telefona. Agasi së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj janë shpallur në kërkim për grup të strukturuar kriminal së bashku me drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj për 12 procedura tenderimi dhe pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe me qëllim detyrimin e tij për t'u tërhequr nga një tender. Versus.al

Poll