AKTUALITET /

"Grusht muskujsh pa tru"/ U kritikua për projektin e Zvërnecit që solli përplasje mes qytetarëve dhe rojeve private, Rama: Nesër e kam radhën unë për të folur!

Rama shkruan se projekti i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit

Shkruar nga Versus

"Grusht muskujsh pa tru"/ U kritikua për projektin e

Pas një valë deklaratash e qëndrimesh që vijnë një ditë, pasi qytetarët teksa protestonin kundër projektit që pritet të ndërtohet në Zvërnec u dhunuan egërsisht nga rojet private që ruanin këtë territor, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social X, Rama shkruan se ai do të flasë nesër (1 qershor), live në orën 10:00 për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

"Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.

Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.

Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura.

Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht", shkruan Rama. Versus.al

Poll