Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Sheqeras të Maliqit ku 71 vjeçari Pëllumb Lamçe ka tentuar të përdhunojë një vajzë 9 vjeçare të të njëtit fshat. *Ngjarja ka ndodhur në këndin e lojërave pranë shkollës së fshatit dhe ka qenë një prej banoreve të zonës që ka ndërhyrë për të parandaluar aktin e rëndë. *Ajo rrëfeu se në momentin kur e gjeti të moshuarin ishte gjysmë i zhveshur dhe po e tërhiqte të miturën drejt vetes, ndërsa falë ndërhyrjes së saj u shmang akti i rëndë. Sipas banorëve të zonës, kjo nuk është hera e parë që 71 vjeçari tenton të bëjë diçka të tillë me të miturën. *Babai i të miturës e ka denoncuar rastin në polici, ku më pas menjëherë efektivët bënë të mundur arrestimin e të moshuarit.
Fëmijët dhe gruaja jashtë shtetit, jetonte i vetëm! Kush është pedofili 71 vjeçar që tentoi të përdhunonte të miturën

Pëllumb Lamçe, pedofili 71 vjeçar që tentoi të përdhunonte të miturën në fshatin Sheqeras të Maliqit jetonte i vetëm në banesën e tij.
I moshuari, sipas banorëve, është i martuar dhe ka dy fëmijë të cilët së bashku me gruan e tij jetojnë jashtë vendit.
Në dëshmitë e banorëve të dhëna jashtë kamerave, bëhet me dije se i moshuari kishte tentuar edhe më herët të abuzonte seksualisht me 9 vjeçaren duke i ofruar para. Versus.al
“71 vjeçarin e pashë gjysmë të zhveshur”, banorja që shpëtoi 9-vjeçaren nga i moshuari rrëfen tmerrin

Gruaja që shpëtoi 9 vjeçaren në Maliq nga i moshuari që tentoi të abuzonte seksualisht me të ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë duke rrëfyer tmerrin e përjetuar në momentin kur kishte parë ngjarjen.
Ajo ka treguar se në këndin e lojërave pranë shkollës ku ndodhi ngjarja, i moshuari 71 vjeçar Pëllumb Lamçe ishte gjysmë i zhveshur dhe po ashtu edhe e mitura të cilën e tërhiqte rreth vetes.
“Ishte mesditë rreth orës 13:30,pashë nga larg një situatë të sikletshme. Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur. Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.
Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.
Ishte gati për të kryer marrdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja”- u shpreh banorja që shpëtoi vajzën e vogël.
Pasi mësoi ngjarjen e rëndë, një banor tjetër i zonës e goditi dy herë me grushte 71 vjeçarin. Ndërsa sipas banorëve, i moshuari ka tentuar edhe herë të tjera të kryente aktin e rëndë pasi e ngacmonte vajzën për ditë me radhë duke i thënë se do i jepte lekë. Versus.al
E rëndë në Maliq, i moshuari tenton të përdhunojë 9 vjeçaren pranë shkollës! E shpëton një grua
Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit ku një 71 vjeçar i identifikuar si Pëllumb Lamçe ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur 9 vjeçare.
Rasti i rëndë ka ndodhur në një kënd lojërash pranë shkollës së vajzës. Ka qenë një banore e zonës ajo që ka ndërhyrë për të shpëtuar të miturën.
Ndërsa babai i kësaj të fundit ka bërë denoncimin në polici. Efektivët arrestuan të moshuarin i cili u përpoq të abuzonte seksualisht me vajzën 9 vjeçare.
Materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ndaj të 71 vjeçarit. Versus.al







