Live Updates /

“I prenë kokën pa gjyq kryeqytetit me 1001 punë”, Rama kritika drejtësisë: Veliaj dhe gruaja e tij u trajtuan si kriminelë

*Ndryshe nga herët e kaluara kur nuk është shprehur për arrestimin e eksponentëve të PS për të cilët SPAK kishte përpiluar dosje me disa akuza, kryeministri Edi Rama ka vendosur të thyejë heshtjen për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. *Gjatë një trasmetimi live në rrjetet sociale ku pati edhe momente nervozizmi, Rama kritikoi SPAK-un për mënyrën e hetimit ndaj Veliajt duke thënë se disa njerëzve të artit u ishte bërë presion gjatë marrjes në pyetje. *Ai tha se me arrestimin e Veliajt, bashkia më e madhe e vendit ka mbetur pa kryetar ndërsa tha se mënyra e arrestimit të tij, ishte bërë “pa gjyq” dhe se bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe ai vetë ishin trajtuar si kriminelë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ndryshe nga herët e kaluara kur nuk është shprehur për arrestimin e eksponentëve të PS për të cilët SPAK kishte përpiluar dosje me disa akuza, kryeministri Edi Rama ka vendosur të thyejë heshtjen për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. *Gjatë një trasmetimi live në rrjetet sociale ku pati edhe momente nervozizmi, Rama kritikoi SPAK-un për mënyrën e hetimit ndaj Veliajt duke thënë se disa njerëzve të artit u ishte bërë presion gjatë marrjes në pyetje. *Ai tha se me arrestimin e Veliajt, bashkia më e madhe e vendit ka mbetur pa kryetar ndërsa tha se mënyra e arrestimit të tij, ishte bërë “pa gjyq” dhe se bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe ai vetë ishin trajtuar si kriminelë.

7 Postime
1 MUAJ ME PARE

Erion Veliaj në burg, Ajola Xoxa arrest shtëpie/ Ja kur do të zhvillohet në GJKKO seanca ndaj tyre dhe 5 biznesmenëve

“I prenë kokën pa gjyq kryeqytetit me 1001 punë”,

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua në një njoftim për media ka bërë të ditur se seanca e marrjes në pyetje në për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha do të jetë nesër, 12 shkurt në orën 8:30.

Njoftim i Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua

Duke patur parasysh interesin që ka në media dhe në publik procedimi penal nr. 27, i vitit
2024, rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, në ngarkim të personave nën hetim Erjon Veliaj, etj…, ju njoftojmë se seanca
e marrjes në pyetje për personat nën hetim Erjon Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule,
Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha për të verifikuar
kushtet dhe kriteret e caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit është caktuar me datë
12.02.2025, ora 08:30

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Ai së bashku me bashkëshorten e tij e cila është në arrest shtëpie, akuzohen për 'fshehje pasurie', 'korrupsion pasiv' dhe për 'pastrim parash'./Versus.al

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Arrestimi i Erion Veliajt, Rama takim në Bashkinë e Tiranës

“I prenë kokën pa gjyq kryeqytetit me 1001 punë”,
Rama mbërrin në Bashkinë e Tiranës

Një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bashkinë e Tiranës, ku mësohet se është takuar me nënkryetarët. 

Më herët kreu i qeverisë, foli për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, në një trasmetim live në rrjetet sociale.

Ai tha se me arrestimin e Veliajt, bashkia më e madhe e vendit ka mbetur pa kryetar ndërsa tha se mënyra e arrestimit të tij, ishte bërë “pa gjyq” dhe se bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe ai vetë ishin trajtuar si kriminelë.

"Ishte interesante sesi u ekzaltuan ngaarrestimi i Erionit dhe sesi u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallat e partiçkave. U përndezën nga era e mishit me gjak dhe e kanë vënë shishen poshtë që të vijnë të kërkojnë dorëheqjen time. Se u bë deti kos tani dhe o burra të hidhemi te kryeministria.

Marrja e kryebashkiakut nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla cerek milionë zgjedhës, është një ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj pa koment. Lajmi që kam për ju sot, është se unë nuk do i mbaj më opinionet e mia kur ta shoh të arsyeshme që duhen ndarë me publikun në të gjitha rastet që drejtësia do bëjë punën e saj' u shpreh ndër të tjera kreu i qeverisë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

 

 

1 MUAJ ME PARE

Kaloi natën në qeli, Veliaj vizitohet nga Sekretari i Përgjithshëm! Libri që i dërgoi për të lexuar në paraburgim

“I prenë kokën pa gjyq kryeqytetit me 1001 punë”,

I transferuar te blloku i sigurisë Mine Peza, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kaluar natën në qeli, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK, të hënën, 10 shkurt.

Ndërsa sot kryebashkiaku është vizituar nga Sekretari i Përgjithshëm, Alban Dokushi i cili e ka shoqëruar dhe më parë Veliajn në SPAK, kur është marrë në pyetje nga Prokurorët.

Zyrtari i Bashkisë shihet duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, (Mjelma e zezë) të autorit Nassim Nicholas Talebau të cilin mesa duket ia ka dërguar Veliajt për ta lexuar në paraburgim.

Në libër autori shkruan se po jetojmë në një epokë të paparashikueshme. Sipas autorit ka ardhur një kohë, kur askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë të nesërmen dhe Nassim Taleb e përkthen këtë realitet me metaforën e mjelmës së zezë.

Gjithashtu në bllokun e sigurisë “Mine Peza” është paraqitur edhe avokati i tij, Henrik Ligori. Erion Veliaj do të paraqitet nesër (12 Shkurt) në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë./Versus.al

 

 

1 MUAJ ME PARE

“Do shohin me dylbi rezultatin e Lulit”, Rama ironizon emërimin e Lacivitas në fushatën e PD: Më shpejt fiton Kavaja Champions

“I prenë kokën pa gjyq kryeqytetit me 1001 punë”,
Fotomontazh: Berisha prezanton Lacivitan, kryeministri Edi Rama

Partia Demokratike njoftoi dje caktimin e kreut të fushatës së Trump, Christopher Lacivitan si drejtuesin e fushatës elektorale të PD për 11 majin. Sot ka pasur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama i cili është shprehur me tone të ashpra për entuziazmin brenda demokratëve për Lacivitan.

"Dje trampistët të vetëshpallur të tillë patën një ditë masturbimi kolektiv. Tamam si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktoreje filmash. Sepse shpallën fitoren meqë sollën një konsulent që nuk e di sesa e kanë paguar, sepse ai ka qenë në krye të fushatës së Trump. Unë jam i lumtur të them të drejtën sepse edhe konsulentët janë turistë të huaj”- u shpreh Rama.

Ndërsa u shpreh i bindur për fitoren e PS, Rama tha se në zgjedhjet e 11 majit, PD as nuk do arrijë t’i afrohet rezultatit që arriti Lulzim Basha më 2021-in.

“Luli për shembull kishte më shumë se një konsulent dhe arriti një rezultat që këta do e shohin me dylbi më 11 maj. Sepse nuk ka konsulent që e bën kënetën të duket si det. Madje unë them se ka më shumë shanse që Kavaja të fitojë Champions Leaguen duke marrë si trajner Ancelottin, sesa bufi plak që ka marrë konsulent të Donald Trump-it”- tha kryeministri. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Arrestimi i Veliajt/ “Hetim i çuditshëm, u intimiduan disa persona”, Rama: I hoqën kokën bashkisë Tiranë pa gjyq

“I prenë kokën pa gjyq kryeqytetit me 1001 punë”,

Kryeministri Edi Rama ka pasur akuza ndaj prokurorëve të SPAK sa i takon procesit hetimor të zhvilluar ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe më pas arrestimin e tij.

Sipas kryeministrit, janë intimiduar njerëz të artit që janë thirrur për t'u pyetur si dëshmitarë në procesin hetimor ndaj Veliajt. Ndërsa tha se kryebashkiaku dhe gruaja e tij janë trajtuar si kriminelë duke lënë pa përkujdesje edhe djalin e tyre të mitur 6 vjeçar. 

“Më ka bërë përshtypje intimidimi i disa personave. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjendën krejt pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës. Por nuk dua të ngutemi, do krijojmë një opinion për aktakuzën për të cilën gjykatësi ka vendosur t’ja heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës, duke lënë pa drejtim një kryeqytet me njëmijë e një punë në ditë pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një process hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë, pafundësi fletësh anonime, dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman nja 400 faqe ku autorë të drejtësisë kanë arritur që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim”- tha kryeministri. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Aktorët e drejtësisë të na kursejnë çorbën e derrit”, Rama për arrestimin e Veliajt: Nga sot do shprehim kritikat për drejtësinë

“I prenë kokën pa gjyq kryeqytetit me 1001 punë”,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Fillimisht ai foli për kërkesat që ai të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, duke i konsideruar këto si kërkesa të pabaza.

Ndërsa tha se pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj, tashmë ai dhe PS nuk do të heshtin ndaj vendimeve të SPAK apo GJKKO. Ai tha se institucionet e drejtësisë kanë humbur qëndrimin konstruktiv përballë kërkesës së popullit për të ndëshkuar politikanët dhe akuzave të bëra pprej opozitës. 

"Ishte interesante sesi u ekzaltuan ngaarrestimi i Erionit dhe sesi u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallat e partiçkave. U përndezën nga era e mishit me gjak dhe e kanë vënë shishen poshtë që të vijnë të kërkojnë dorëheqjen time. Se u bë deti kos tani dhe o burra të hidhemi te kryeministria.

Marrja e kryebashkiakut nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla cerek milionë zgjedhës, është një ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj pa koment. Lajmi që kam për ju sot, është se unë nuk do i mbaj më opinionet e mia kur ta shoh të arsyeshme që duhen ndarë me publikun në të gjitha rastet që drejtësia do bëjë punën e saj.

Sot opinion im është ky, drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do vazhdojë njësoj, por ama nuk ka më përse të mos i shprehim opinionet kritike që sot në këtë fazë janë të domosdoshme për të ndihmuar drejtësinë e pavarur.

Heshtja jonë patjetër që i ka ndihmuar institucionet e reja të drejtësisë deri këtu. Por sot u mungon kritika konstruktive, sepse institucionet e drejtësisë përballen sot me dëshirën e një pjese të konsiderueshme të publikut ose sulmet barbare denigruese të asaj pjese të opinionit të udhëhequr nga armiqtë e reformës, nga bufi stërplak i kënetës. Pozicioni konstruktiv është bosh. Asnjë pendesë për heshtjen këto 5 vjet, por me shumë gjasë heshtja jonë është keqkuptuar jo vetëm nga armiqtë e reformës në drejtësi apo komentatorët e shumtë që na duan të vdekur dhe cdo mbrëmje dalin të ekazaltuar me thikë në gojë, por edhe nga konsumatorë të reformës të cilët përkundër privilegjeve shumë speciale që u janë dhënë nga reforma"- u shpreh Rama. 

Kreu i ekzekutivit tha se prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm paguhen nga fondet e shtetit dhe theksoi se prej tyre pritet drejtësi europiane. 

"Këta konsumatorë duhet tja kursejnë publikut çorbën e derrit në reformën në drejtësi. Nuk ka makineri perfekte dhe institucon që të mos ketë probleme. Nuk ka sesi të mos ketë probleme në këtë fazë, në këto institucione, në raportin e tyre me standartet aq më tepër kur janë institucione të reja. Por pikërisht se janë më të privilegjuarit e më të mbështeturit, se po të flitet këtu jo fonde të Sorosit, jo leshi me qime, por në fakt fondet që u janë dhënë këtyre institucioneve në masën 99% janë fonde të taksapaguesve shqiptarë. Prej tyre pritet drejtësi gjithnjë e më europiane. Nuk duhet të lejojmë që në emër të qëllimit madhor të pavarësisë së drejtësisë nga politika, individë të caktuar t’i japin vetes të drejtën e shpërdorimit të postit të gjyqtarit apo prokurorit"- shtoi kryeministri gjatë komunikimit të tij me ndjekësit në rrjetet sociale. Versus.al

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Nervozohet Rama në live, godet tavolinën: Mos u trembni, jam pasionant

“I prenë kokën pa gjyq kryeqytetit me 1001 punë”,

Kryeministri Edi Rama ka hyrë sot në lidhje të drejtëpërdrejtë nga Instagram në kuadër të rubrikës së tij “Sy m’sy” për të folur lidhur me pyetje që kishin qytetarët.

Teksa nisi të fliste për konsulentin politik të Partisë Demokratike, Christopher Lacivita i cili u prezantua dje si drejtues i fushatës së PD, papritmas kryeministri pati një shpërthim.

Fillimisht u shtri në karrige dhe më pas goditi tavolinën duke e shoqëruar me fjalët fyese në anglisht “F*ck you”.

Menjëherë pas këtij momenti, videoja në rrjetet sociale u mbyll. Versus.al

Poll