Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një atentat i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës ku pas të shtënave me armë ka humbur jetën Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit. *I plagosur rëndë ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati. *Fatkeqësisht në këtë ngjarje janë përfshirë në mënyrë të rastësishme edhe një çift i moshuar që po udhëtonte me motor. *Makina e Licit i ka përplasur, dhe gruaja që ndodhej në motor, Flutura Basha ka humbur jetën në vend, ndërsa Bashkim Basha është në gjendje të rëndë.
Masakra me 3 viktima në Shkodër, shoqërohet në polici edhe Safet Bajri
Kanë vazhduar gjatë gjithë mbrëmjes shoqërimet në Policinë e Shkodrës, për të marrë dëshmi me qëllim gjetjen e informacioneve për të zbardhur masakrën me 3 viktima të ndodhur pasditen e sotme.
Në këtë atentat humbën jetën në vendin e ngjarjes, Hamza Lici i cili besohet se ishte dhe shënjestra dhe Flutura Basha, kalimtare e rastit, ndërsa rreth orës 22:00 humbi jetën në spital edhe Arlind Bushati që mbeti i plagosur rëndë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, mes të shoqëruarve është edhe Safet Bajri, personazh i njohur i krimit në Shkodër.
Deri më tani janë rreth 10 persona të cilët janë shoqëruar për tu pyetur, pasi mund të kenë dijeni dhe informacione në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dobraç.
Nëse nuk krijohen dyshime apo nuk gjenden prova, personat e shoqëruar do të lihen të lirë.
Masakra në Shkodër, vdes Arlind Bushati, shkon në 3 numri viktimave
Ka ndërruar jetë Arlind Bushati, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur pasditen e sotme në Dobraç të Shkodrës.
Bushati ishte në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur ti mbijetojë plumbit që kishte marrë në kokë.
Arlind Bushati, djali i biznesmenit dhe ish-kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemali Bushati ndërroi jetë rreth orës 22:00 në spitalin e Shkodrës. Ai ishte bashkë me Hamza Licin, në makinën ‘Benz’ me targa kroate kur ra pre e plumbave të atentatorëve.
Në një njoftim të mbrëmjes nga policia, u bë e ditur se në total në dy skenat e krimit, janë gjetur 5 armë, 3 pistoleta që janë gjetur në “Benz-in” që drejtonte Hamza Lici dhe dy kallashnikov në “Range Rover-in” e djegur në Golem.
“Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se:
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin Ibrahim Lici dhe Arlind Bushati, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).
Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në informacionin shtesë të policisë.
Nga të shtënat e ndodhura pak para orës 16:00 mbeti i vrarë Hamza Lici dhe Flutura Basha. Ndërsa u plagosën rëndë Arlind Bushati i cili humbi jeten ne mbremje dhe Bashkim Basha, i cili vijon te jete rende.
U gjetën 5 armë/ Atentati në Shkodër, Arlind Bushati i’u kundërpërgjigj të shtënave të autorëve
Detaje të reja kanë dalë nga hetimi i masakrës së ndodhur në Shkodër, ku persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me kallashnikov dhe ekzekutuar në një atentat, Hamza Licin, 23 vjecc, vëllai i Ibrahim Licit.
Bashkë me Licin, në makinën ‘Benz’ me targa kroate ishte edhe Arlind Bushati, djali i biznesmenit dhe ish-kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemali Bushati.
Nga hetimet, është mësuar se Arlind Bushati ka mundur ti kundërpërgjigjet autorëve që ishin në “Range Roverin” e gjetur më pas të djegur në fshatin Golem.
Kjo ka dalë nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq Hamza Lici duket se nuk ka pasur mundësi të qëllojë, pasi ka humbur jetën menjëherë nga plumbat.
Në një njoftim të mbrëmjes nga policia, u bë e ditur se në total në dy skenat e krimit, janë gjetur 5 armë, 3 pistoleta që janë gjetur në “Benz-in” që drejtonte Hamza Lici dhe dy kallashnikov në “Range Rover-in” e djegur në Golem.
“Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se:
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin Ibrahim Lici dhe Arlind Bushati, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).
Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në informacionin shtesë të policisë.
Nga të shtënat e ndodhura pak para orës 16:00 mbeti i vrarë Hamza Lici dhe Flutura Basha. Ndërsa u plagosën rëndë dhe vijojnë të jenë në gjendje kritike Arlind Bushati dhe Bashkim Basha.
“Range Roveri” shkrumb e hi, pamjet e makinës së përdorur në masakrën e Shkodrës
Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip Land Rover të djegur në zonën e Grudës së Re, e cila dyshohet se është përdorur në atentatin e Shkodrës.
Në këtë ngjarje mbeti i vravë Hamza Lici, vdiq dhe kalimtarja Flutura Basha, ndërsa Arlind Bushati që ishtë në makinë me Licin, është i plagosur rëndë. I plagosur mbeti edhe Bashkim Basha, bashkëshorti i viktimës, së dytë të ngjarjes së rëndë në Shkodër.
Siç edhe duket nga pamja, makina luksoze është shkrumbuar e gjitha dhe policia e ka pasur të vështirë të sigurojë prova.
Brenda mjetit janë gjetur 2 automatikë, ç’ka shton edhe më shumë dyshimet se janë përdorur në ngjarjen ku pati 2 viktima dhe 2 te plagosur.
Automjeti eshte gjetur 10 minuta pas ngjarjes.
EMRAT/ Vrasjet dhe krimet, historia mes bandave Bajri e Lici që tronditën sot Shkodrën
Fisi Lici një nga më të njohurit në Shkodër është përfshirë në shumë ngjarje kriminale, ku pasojat kanë qenë deri në viktima.
Më i fundit (sot 30 tetor), Hamza Lici, i cili u vra në atentatin me armë zjarri në Dobraç të Shkodrës, teksa ishte duke udhëtuar me makinë me Arlind Bushatin, ky i fundit mbeti i plagosur.
Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili akzuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje kjo e ndodhur në maj 2021.
Ibrahim Lici u arrestua vitin e kaluar në Turqi dhe më pas lirua, pasi u refuzua ekstradimi.
Hamzai, viktima e sotme, foli nga Turqia, duke thënë se i vëllai ishte i pafajshëm. Por konfliktet mes grupeve vijuan.
Emri i tij doli në vitin 2017 me serinë e gjobave ndaj bizneseve në Shkodër. Në atë kohë policia zhvilloi operacion duke arrestuar një grup personash, mes tyre edhe Ibrahim Licin, por që më pas u lirua.
Ibrahim Lici ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamed Lici, në mars të 2017 pasi drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Muhamet Lici u dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Licin.
Po këtë periudhë nis saga e përplasjeve. Një prej tyre me fisin Bajri dhe Bilali. Ish-miq të Licëve dekada më parë. Dhe gjërat u përkeqësuan së tepërmi kur Astmer Bilalit, i arrestuar prej disa vitesh, i vranë babanë dhe xhaxhanë në Shkodër. U dyshua për fisin Lici, por provat munguan.
Seritë e konflikteve mes bandave në këtë qytet kanë prodhuar që nga 2017 të paktën 20 të vrarë deri tani dhe dhjetëra atentate.
Më e fundit e përplasjeve ishte vrasja pas futjes në kurth të Endri Mustafës në vitin 2021 te lagja “Livadhet”. Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ky i fundit tha se kishte alibi dhe se vrasjen e kishin kryer Bilalët, duke ia hedhur atij me inskenim fajin.
Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, babai dhe xhaxhai i kampionit të boksit Astmer Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.
Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish-kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 Prilli”.
Si nisen përplasjet mes fiseve Lici dhe Bajri dhe saga e përgjakshme që nga 2018
Krimi është vijim i përplasjeve mes dy grupeve Lici dhe Bajri në Shkodër, përplasje që ka regjistruar disa viktima. Gjithçka dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla.
Shpërthimi i telekomanduar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe Kulla. Më 18 qershor, u vra në servisin e tij teksa po riparonte brava makinash shtetasi Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje. Ende ajo ngjarje është pa autor, ndërsa riparuesi i bravave u qëllua me plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend.
Më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin me qira ekzekutohen çifti Boran Bërçana, ish-polic dhe Silvi Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe fëmija 3 vjeç, që u shpëtoi mrekullisht plumbave. Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri që aktualisht janë të arrestuar dhe po ashtu ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lul Kullës në janarin e 2018-ës dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, që kanë lidhje me Lul Kullën, duke qenë se është dhëndri i tyre.
Më 10 gusht të 2018-ës vritet Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i të fortit Sokol Lici dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustaf Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes së ish-policit Bërcana.
Më 23 gusht zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, dhe ende sot nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici, ndërsa mendohet se pasi janë zhdukur, janë vrarë.
Pa kaluar shumë ditë, vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej me kalin e tij në zonën e Livadheve, më 1 shtator të vitit të 2018. Arjan Ferracaku, pak minuta para se të vritej, kishte komunikuar me Astrit Bilalin dhe ky i fundit e kishte thirrur që të dalë me kalë, pasi Astriti do shoqëronte disa turistë nga Kosova në Liqenin e Shkodrës.
Më 14 nëntor po 2018 vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”.
Më 20 mars 2019 ndodh një tjetër vrasje, teksa ekzekutohet me 20 plumba Ferdinand Polia, por që është një vrasje që është zbardhur nga Policia dhe nuk ekziston asnjë lidhje me përplasjet e grupeve Bajri-Lici, por me disa ngjarje të ndodhura në Itali, ku viktima ka qenë pjesë e një grupi kriminal atje, 9 vite më parë.
Në shtator të 2019, pas fillimit të serisë së krimeve, policia ndërhyri duke arrestuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal “Bajri”. 12 persona përfshi Astmer Bilalin, djali dhe nipi i viktimave të atentatit të së shtunës, u arrestuan në Shqipëri, Hollandë, Belgjikë e Spanjë.
Një nga viktimat e sotme, Hamza Lici, vëllai i Ibrahimit, i shtohet kësaj serie hakmarrëse të nisur prej shumë vitesh dhe që duket se nuk do të gjendet paqe as qetësi mes tyre…
Atentati në Shkodër, gjendet një “Land Rover” i djegur në Grudë, brenda mjetit ishin dy kallashnikovë
Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me dy viktima që ndodhi këtë të mërkurë në Shkodër.
Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip Land Rover model tip i ri të djegur në zonën e Grudës së Re.
Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarjen ku pati 2 viktima dhe 2 te plagosur.
Automjeti eshte gjetur 10 minuta pas ngjarjes.
Në atentatin e sotem ne Dobraç, u ekzekutua Hamza Lici, dhe viktime ngeli dhe një grua, kalimtare e rastit e identifikuar si Flutura Basha.
Të plagosur rëndë janë, Arlind Bushati dhe Bashkim Basha, burri i gruas së vdekur.
Atentati në Shkodër, çfarë gjeti policia në makinën e Hamza Licit
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentati në Dobraç të Shkodrës, ku mbeti i vrarë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa u plagos Arlind Bushati që ndodhej në makinë me Licin dhe Bashkim Basha, bashkëshorti i kalimtares, Flutura Basha.
Nga kontrolli në makinën ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, policia ka gjetur armë.
Por si ndodhi atentati? Policia sqaron se Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz, kur janë sulmuar me breshëri kallashnikovi. Për pasojë Lici ndërroi jetë, ndërsa Bushati u plagos në gjendje të rëndë.
Si pasojë e të shtënave, makina e tyre ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një motor, ku po udhëtonin bashkëshortët Bashkim dhe Flutura Basha. Për pasojë kjo e fundit ndërroi jetë, ndërsa burri i saj u plagos.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Atentati, Arlind Bushati mori plumb në kokë, si i ndoqën atentatorët dhe kryen vrasje. Çifti fatkeq në “vendin e gabuar”
Një atentat i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës ku pas të shtënave me armë ka humbur jetën Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.
I biri i tij, Arlindi, ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa është qëlluar teksa ndodhej në makinë me Licin.
Viktimë ka mbetur edhe një grua, dhe u plagos i shoqi. Ata ishin në vendin e gabuar, në kohën e gabuar…. duke udhëtuar me një motor, në momentin që makina e Licit, pas të shtënave ka humbur kontrollin dhe ka përplasur mjetin e çiftit.
Këta të fundit janë identifikuar si Bashkim dhe Flutura Basha.
Si ndodhi atentati
Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një “Mercedes Benz”, me targa kroate.
Pasi u janë afruar, ata kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur Licin dhe plagosur Bushatin. Më pas mjeti ku po udhëtonin dy të fundit, ka dalë nga rruga, ka përplasur motorin e çiftit që kalonte rastësisht, e më pas është përplasur me një mur.
Dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe Licve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.
Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Kush është “i forti” i Shkodrës Ibrahim Lici, vëllai i të cilit u vra sot në një atentat në Shkodër
Masakra që tronditi Shkodrën sërish sot (30 tetor 2024) ka nxjerrë në skenë sërish një emër të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për familjen Lici. Hamza Lici mbeti i vrarë në atentatin e sotëm në rrethrrotullimin e ish- “5 Heronjve”, në zonën e Dobraçit.
Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili u arrestua në 15 shkurt të këtij viti në Turqi, por gati 1 muaj më vonë u lirua nga qelia.
Ibrahim Lici kërkohet nga drejtësia pas dyshimeve se është i përfshirë në vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, ngjarje për të cilën ka mohuar çdo akuzë.
Përplasja mes familjes së tij dhe familje Bajri ekspozohet në dosjen dosjen "Metamorfoza" ku sipas komunikimeve të Sky EÇ, Behar Bajri kishte thurur plan për ekzekutimin e Ibrahim Licit në varrimin e Indrit Rrajës.
Në një nga komunikimet e aplikacionit Sky, që ndodhen tashmë në duart e SPAK, Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa i tregon këtij të fundit që do ta vrasë Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin dhe po kërkon njerëz për ta kryer vrasjen
Ibrahim Lici është djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici. Më herët ai ka qenë edhe subjekt i strukturës, Operacioni Forca e Ligjit, ndërsa rezulton në kërkim për disa vrasje të bujshme.
Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.
Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.
Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 prilli”.
Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale. Mustafa është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Asmer Bilali.
Masakra në Shkodër/ Djali i ish-kandidatit të PD në gjendje të rëndë për jetën, dy javë më parë denoncoi në polici Bajrajt
Dy viktima dhe dy të plagosur në gjendje të rëndë është bilanci i masakrës së Shkodrës ndodhur mesditën e sotme.
Viktimat janë Hamza Lici vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici dhe një kalimtare e rastit.
Ndërsa Arlind Bushati, djali i kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati ndodhet në gjendje të rëndë bashkë me bashkëshortin e kalimtares.
Dy javë më parë Arlind Bushati denoncoi në policinë e Shkodrës një kërcënim që i kishte ndodhur në pedonalen e qytetit.
32-vjeçari pretendonte në denocimin e tij se një anëtar i fisit Bajraj që po qarkullonte me motor i kishte drejtuar armën pranë një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.
Në momentin e të shtënave, ku dyshohet Hamza Lici ndodhej shofer pasi u gjend përballë plumbave, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë e më pas duke përfunduar në një servis pranë rrugës.
Policia po mbledh prova pasi ka dyshime për shkëmbim zjarri pasi janë gjetur gëzhoja të modeleve të ndryshme në vendngjarje./Versus.al
EMRAT/ Masakra në Shkodër, policia reagon zyrtarisht: Dy të vdekur, dy në gjendje kritike për jetën
Hamza Lici dhe Flutura Basha janë deri më tani viktimat e masakrës së ndodhur në Dobraç të Shkodër.
Policia zyrtarisht thotë se Arlind Bushati dhe një qytetar tjetër, janë në gjendje të rëndë.
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.
Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve./Versus.al
Masakra në Shkodër, shënjestër e atentatit ishte Hamza Lici, identifikohet kalimtarja e vrarë
Detaje të reja janë zbardhur nga masakra në Shkodër.
Burime nga policia bëjnë të ditur se, Hamza Lici dhe Arlind Bushati kanë qenë objektivë të atentatit të ndodhur në Dobraç të Shkodrës.
Viktima të rastësishme kanë mbetur dhe një çift bashkëshortësh, të cilët janë kalimtarë të rastit.
Makina me targa kroate në të cilën ndodheshin Lici dhe Bushati, është qëlluar me breshëri nga një tjetër makinë, duke humbur jetën.
Viktimë po ashtu ka mbetur edhe shtetësja Flutura Basha. Ajo ka qenë kalimtare e rastit në momentin kur është regjistruar ngjarja e rëndë, pranë rrethrrotullimit të ish-“5 Heronjve të Vigut”./Versus.al
Masakra në Shkodër/ Mes viktimave Hamza Lici, rëndë djali i ish- kandidatit të PD për kryebashkiak
Nga informacionet paraprake thuhet se nga përplasja me armë zjarri kanë mbetur të vrarë 2 persona ndërsa janë plagosur 2 të tjerë.
Informacione paraprake bëjnë me dije se një nga viktimat është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, i kërkuar për vrasje.
Ndërkohë i plagosur rëndë raportohet Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD, Xhemal Bushati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Dobraçit, mesditën e sotme ku dy automjete në ecje kanë qëlluar me breshëri njëra-tjetrën./Versus.al
VIDEO/ Disa ambulanca në vendngjarje, pamje nga vendi i atentatit në Dobraç
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën mesditën e sotme.
Deri më tani raportohet për 2 viktima dhe 2 persona të plagosur të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dobraçit, bëjnë me dije burime.
Dy automjete në ecje kanë qëlluar me breshëri njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa here, dhe më pas është përplasur me një mur.
Versus.al sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku një prej viktimave ndodhet ende në tokë./Versus.al
Masakër në Shkodër/ 2 viktima dhe 2 të plagosur rëndë. Vritet vëllai i Ibrahim Licit, dhe një kalimtare, në gjendje të rëndë djali i ish-kandidatit të PD-së
Qyteti verilindor, Shkodra është tronditur mesditën e sotme nga një atentat i ndodhur në lagjen e Dobraçit, duke lënë pas 2 viktima, vëllanë e Ibrahim Licit dhe një grua kalimtare.
Të plagosur në gjendje të rëndë janë Arlind Bushat, djali Xhemal Bushatit, ish-kandidati i PD për kryebashkiak dhe bashkëshorti i kalimtare që humbi jetën nga plumbat.
Dy automjete dyshohet e kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit.
Burimet thonë se mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate./Versus.al