Live Updates /

Noka e Bardhi procedohen për ‘mosbindjen civile’, 1 i arrestuar dhe 9 në kërkim për molotovët në protestë! Berisha: Vijojmë me greva e bllokime rrugësh

*Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi janë proceduar penalisht nga policia për organizimin e protestës së djeshme të mbajtur në Tiranë ku u sulmuan me molotovë institucionet kryesore të vendit. Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe deputeti i PD, Ervin Minarolli. *Ndërsa në pranga ka rënë Xhevahir Rrushi për goditje ndaj punonjësve të policisë dhe hedhjen e bombave molotov. Nëntë protestues të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe ish-komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati i cili akuzohet se ka marrë pjesë në hedhjen e lëndëve plasëse ndaj institucioneve kryesore të vendit. *I vetmi reagim nga ana e mazhorancës është bërë nga deputeti Erion Braçe i cili dënoi dhunën e ushtruar nga një prej protestuesve ndaj gazetares së Top Neës. Ndërsa në komisionin hetmor për koncesionet në Shëndetësi, pati debat mes Vokshit dhe Ndrecës të cilit demokratja i tha se aksioni i djeshëm i mosbindjes civile, është vetëm fillimi. *Berisha në një deklaratë për mediat paralajmëroi përshkallëzim të mosbindjes civile duke i vendosur si kusht Ramës krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi janë proceduar penalisht nga policia për organizimin e protestës së djeshme të mbajtur në Tiranë ku u sulmuan me molotovë institucionet kryesore të vendit. Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe deputeti i PD, Ervin Minarolli. *Ndërsa në pranga ka rënë Xhevahir Rrushi për goditje ndaj punonjësve të policisë dhe hedhjen e bombave molotov. Nëntë protestues të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe ish-komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati i cili akuzohet se ka marrë pjesë në hedhjen e lëndëve plasëse ndaj institucioneve kryesore të vendit. *I vetmi reagim nga ana e mazhorancës është bërë nga deputeti Erion Braçe i cili dënoi dhunën e ushtruar nga një prej protestuesve ndaj gazetares së Top Neës. Ndërsa në komisionin hetmor për koncesionet në Shëndetësi, pati debat mes Vokshit dhe Ndrecës të cilit demokratja i tha se aksioni i djeshëm i mosbindjes civile, është vetëm fillimi. *Berisha në një deklaratë për mediat paralajmëroi përshkallëzim të mosbindjes civile duke i vendosur si kusht Ramës krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve.

6 Postime
5 MUAJ ME PARE

“Javët e ardhshme, greva dhe bllokime rrugësh”, Berisha ultimatum Ramës: Kemi 77 mënyra të mosbindjes, duam qeveri teknike

Noka e Bardhi procedohen për ‘mosbindjen civile’, 1 i arrestuar

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar vijim të mobindjes civile në javët e ardhshme duke mos përjashtuar grevat dhe përshkallëzimin e aksionit opozitar.

Ai përsëriti kërkesën për qeveri teknike në mënyrë që të garantohet vota e lirë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa pati edhe ultimatum për Ramën.

“Pa zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe. Mirënjohje për të gjithë qytetarët që iu përgjigjën mbrëmë zëvendësimit të shtetit ligjor me atë të krimit. Mosbindja juaj dje ka një rëndësi më të veçantë sesa vetë aksioni që kryet. Sepse ju mbrëmë bëtë pluhur dhe thyer një sofizëm, një mashtrim të pafundmë të përhapur së fundmi se shqiptarët nuk reagojnë dhe se janë të përulur. Se shqiptarët më parë ikin e largohen sesa t’i dalin Zot vendit. Nga mbrëmë shqiptarët u vërtetuan guximtarë dhe heronj. Mbrëmë treguat se nuk ka paqe më më vjedhjen dhe poshtërimin. Zjarri i revoltës ka filluar të djegë trojet e narkoshtetit.

Për aksionin tuaj mbrëmë, mirënjohjen më të pakufijshme sepse ju dje zgjuat nga letargjia shqiptarët të cilët prej vitesh kanë kafshuar gjuhën ndaj çdo poshtërsie. Mosbindja e djeshme ishte vetëm aksioni i parë. Për Edi Ramën kam një thirrje, për një javë aksion të opozitës, humbe parlamentin. Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë dhe as ta marrim pushtetin me forcë ,por qeveri teknike si mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira. Pse ke frikë? Kur mendon se fiton, pse nuk krijon qeverinë teknike? Javët që vijnë do të çmontojnë narkoshtetin tënd. Mosbindja ka shumë forma, kemi greva e bllokime rrugësh që do të shkërrmoqin narkodiktaturën e Ramës. Nëse mendon se mosbindja civile nisi në Tiranë e kufizohet vetëm aty, mendohu mirë se nuk ke lënë qytet pa varfëruar e shpopulluar. I gjithë vreri i shqiptarëve do të plasë drejt teje në javët vijuese”- u shpreh Berisha.

I pyetur nëse do të ketë protesta para SPAK-ut, Berisha tha se Prokuroria e Posaçme është vetëm "vegël" në duart e kryeministrit Edi Rama, ndërsa rrëzoi kategorikisht mundësinë që PD të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Molotov ndaj institucioneve/ Procedohen penalisht Noka, Bardhi dhe Minarolli. 1 protestues në pranga, 9 në kërkim

Noka e Bardhi procedohen për ‘mosbindjen civile’, 1 i arrestuar

Pas protestës së opozitës ku u hodhën flakadanë e bomba molotov ndaj institucioneve shtetërore, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë tre zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gamzent Bardhi dhe Ervin Minarollin.

Njoftimi i policisë: 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë:

-arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

-procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: F. N., sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; G. B., kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.

Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 68 mbetje flakadani të plasur;
– 23 copa plastike të shisheve të djegura;
– 3 shishe plastike uji;
– 3 tymuese të plasura;
– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;
– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);
– 1 kuti cilindrike bombol;
– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Vijon...

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protestuesit e PD dhunojnë gazetaren poshtë banesës së Berishës

Noka e Bardhi procedohen për ‘mosbindjen civile’, 1 i arrestuar

Tiranë- Teksa protesta e mosbindjes civile të opozitës ishte drejt fundit, një incident i rëndë është shënuar në rrugën “Mustafa Matohiti”, poshtë banesës së Sali Berishës ku një prej protestuesve ka goditur me grushte dhe ka fyer me fjalë të rënda gazetaren e Top News Alketa Shaba ndërkohë që kjo e fundit po raportonte në lidhje të drejtëpërdrejtë për protestën.

Protestuesi nuk është mjaftuar me fyerjet e rënda por është afruar dhe ka goditur me grushte gazetaren dhe kameramanin e medias.

Mësohet se incidenti i rëndë është denoncuar në Policinë e Shtetit dhe rasti po ndiqet nga organet kompetente. Ndërsa për rastin ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe i cili ka kërkuar që policia të veprojë për të arrestuar agresorin. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Lindi në makinë pasi u bllokua nga protesta e PD, si është gjendja e nënës dhe foshnjës në Tiranë

Noka e Bardhi procedohen për ‘mosbindjen civile’, 1 i arrestuar
Stafi i spitalit pas ardhjes në jetë të vogëlushes

Vogëlushja që erdhi në jetë në makinë gjatë mbrëmjes së djeshme, gëzon shëndet të plotë.

Si pasojë e protestës së opozitës ku u bllokuan dhjetëra rrugë, mjeti që po transportonte nënën shtatzënë u vonua për të mbërritur në maternitet dhe për pasojë foshnja lindi në makinë.

Stafi i spitalit të Traumës bëri ndërhyrjen dhe fatmirësisht nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë falë kujdesit të ofruar në kohën e duhur.

“Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mire”- shkruan ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Versus.al

 

5 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës me molotovë, mes të shpallurve në kërkim edhe ish-komandanti i FNSH (FOTO)

Noka e Bardhi procedohen për ‘mosbindjen civile’, 1 i arrestuar
Ish-kreu i FNSH Shkodër, Hivzi Bushati

Ish-komandanti i FNSH, Hivzi Bushati është mes 9 protestueve të opozitës të shpallur në kërkim për hedhjen e molotovëve gjatë marshimit të mbajtur gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë ku u sulmuan institucionet kryesore të qeverisë.

Bushati mësohet se gjatë qeverisjes së PD ka mbajtur postin e komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Ndërkohë, 3 persona janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është arrestuar për hedhjen e molotovëve tek bashkia, ministritë, kryeministria dhe selia e Partisë Socialiste gjatë mbrëmjes së djeshme. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Dita e parë e mosbindjes civile të PD, 1 protestues i arrestuar dhe 9 në kërkim për hedhjen e bombave molotov drejt institucioneve

Noka e Bardhi procedohen për ‘mosbindjen civile’, 1 i arrestuar

Tiranë- Një person është arrestuar, 3 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë ndërsa 9 protestues të opozitës janë shpallur në kërkim për hedhjen e molotovëve drejt institucioneve gjatë mbrëmjes së djeshme si pasojë e të cilave mësohet se kanë mbetur të plagosur 10 policë.

Bombat molotov u hodhën në disa institucione, duke nisur me kryeministrinë, ministritë, bashkinë e Tiranës dhe selinë e Partisë Socialiste. Ndërsa kur protestuesit tentuan të afroheshin tek Kuvendit, u përballën me gaz lotsjellës të hedhur nga efektivët e policisë.

Gjithashtu në kuadër të nisjes së “mosbindjes civile” siç konsiderohet nga përfaqësuesit e PD, protestuesit thyen disa reklama të vendosura në rrugë nga biznese të ndryshme, dogjën stacione autobusësh dhe koshash plehrash.

Pavarësisht se ministri i Brendshëm Ervin Hoxha doli në deklaratë për numrin e policëve të lënduar duke thënë se asnjë prej qytetarëve protestues nuk kishte pësuar dëmtime, në fakt njëri prej protestuesve, pësoi djegie si pasojë e molotovit që shpërtheu.

Babai i aktores shqiptare Juli Emiri pësoi djegie të rënda në krah dhe u dëargua me urgjencë në spital, ndërsa vetë aktorja tha për mediat se i shoi vetë flakët duke përdorur një shishe uji.

Protesta e mbrëmshme zgjati rreth 3 orë dhe u mbyll me përpjekjen e protestuesve për të hedhur molotovë pranë Kuvendit, aty ku u bllokuan nga policia e cila përdori gaz lotsjellës. Gjatë marshimit opozitar ku nuk u mbajtën fjalime, u hodhën bomba molotov në institucionet kryesore qeverisëse, por duke mos kursyer as selinë e Partisë Socialiste. Në mbbyllje të protestës, një prej nënkryetarëve të PD, Flamur Noka tha se kjo ishte vetëm dita e parë e mosbindjes civile dhe se aksoni i dhunshëm do të vijojë deri në krijimin e një qeverie teknike në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Opozita përshkallëzoi aksionin e saj pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji i cili aktualisht vuan dënimin brenda qelisë së burgut të Fierit. Duke e konsideruar këtë si hakmarrje politike dhe vendim të komanduar nga Rama, deputeët opozitarë u revoltuan brenda sallës së Kuvendit më 30 shtator, duke hedhur sende të forta ndaj kryeparlamentares Elisa Spiropali e ministrave, aksion të cilin e përmbyllën me djegien e karrigeve. Kjo solli përjashtimin e 24 deputetëve nga seancat plenare. Nga ana tjetër deputetëve socialistë u janë dhënë porositë që të vijojnë punën rregullisht pavarësisht bojkotit të opozitës në komisionet parlamentare dhe aksionit të dhunshëm të nisur prej tyre. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: