Live Updates /

'Nuk kemi bukë për të ngrënë'/ Arrestimet për abuzimet s*ksual për të miturën në Korçë, dëshmitë e të afërmve

* Dy persona janë arrestuar sot nga policia në Maliq pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur, 16 vjeç. Në pranga janë vënë 41 vjeçari Selam Hyka dhe 26 vjeçari Marsel Baçi. 16 vjeçarja pranoi ngjarjen e rëndë pas denoncimit të bërë nga e ëma në komisariat. * E ëma e 16 vjeçares ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë duke u shprehur se vajza e saj kërcënohej dhe se ishte në gjendje të rëndë psikologjike. * Vëllai i Selam Hykës i arrestuar për ngjarjen në Maliq është shprehur se e mitura kryente marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Ai kërkon drejtësi, ndërsa thotë se nuk e di nëse i vëllai ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, për të cilën thotë se duhet të arrestohet. * E ëma e Marsel Boçit i cili dyshohet se është personi që shfrytëzonte seksualisht adoleshenten në Korçë është shprehur se kjo akuzë për djalin e saj nuk është e vërtetë dhe kjo e tregon dhe gjendja e vështirë ekonomike në të cilën ato ndodhen

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

* Dy persona janë arrestuar sot nga policia në Maliq pasi dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur, 16 vjeç. Në pranga janë vënë 41 vjeçari Selam Hyka dhe 26 vjeçari Marsel Baçi. 16 vjeçarja pranoi ngjarjen e rëndë pas denoncimit të bërë nga e ëma në komisariat. * E ëma e 16 vjeçares ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë duke u shprehur se vajza e saj kërcënohej dhe se ishte në gjendje të rëndë psikologjike. * Vëllai i Selam Hykës i arrestuar për ngjarjen në Maliq është shprehur se e mitura kryente marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Ai kërkon drejtësi, ndërsa thotë se nuk e di nëse i vëllai ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, për të cilën thotë se duhet të arrestohet. * E ëma e Marsel Boçit i cili dyshohet se është personi që shfrytëzonte seksualisht adoleshenten në Korçë është shprehur se kjo akuzë për djalin e saj nuk është e vërtetë dhe kjo e tregon dhe gjendja e vështirë ekonomike në të cilën ato ndodhen

4 Postime
7 MUAJ ME PARE

Djali i saj akuzohet si tutor, e ëma i hedh poshtë akuzat për pros*itucion: I shkruante vetë ajo, ne nuk kemi bukë të hamë

'Nuk kemi bukë për të ngrënë'/ Arrestimet

E ëma e Marsel Baçit 26 vjeç i cili dyshohet se është personi që shfryzonte seksualisht adoleshenten në Korçë në një pronocim për mediat është shprehur se kjo akuzë për djalin e saj nuk është e vërtetë duke pretenduar se ata janë në gjendje të vështirë ekonomike.

''Marseli me atë vajzën nga Leminoti, ajo e merrte, i fliste. Ajo e kishte fajin vet, ka ngatërruar shumë çuna. Nuk ka bërë gjë Marseli, nuk kam djem të atillë, nuk kemi bukë të hamë. Ja ku jetojmë me një dhomë. Vajza i shkruante edhe djalit tim tjetër, por ai e shau. Nuk ia zgjati. Ajo e tillë është. Të gjithë e shajnë. Ajo nuk është njeri. Marseli me ka folur për vajzën, i thashë mos u ngatërro, ai thoshte që ajo vetë i shkruante. Unë fola njëherë me vajzën i thashë mos më ngatërro djalin. Ajo ia jepte fb, numrin vet. Marseli është i pafajshëm. Të gjithë në Leminot e njohin”, tha ajo.

 

Ndërsa kunata e Marsel Baçit, Asja Lozhani ka hedhur poshtë pretendimet e familjes së 16-vjeçares që dyshohet se është shfrytëzuar prostitucion.

Sipas kunatës së “tutorit” të dyshuar të ngjarjes në Maliq, vajza fliste me dëshirë me Marselin, madje i çonte edhe foto erotike.

“Marselin e kam kunat. Erdhën në orën 1 të natës, do e merrnin në pyetje nuk i thanë që do e arrestonin. Ajo i shkruante vet në Facebook. Kur erdha para 6 muajsh unë, ajo fliste me Marselin. Marseli thoshte nuk e dua po ajo i shkruante. Nuk besoj se Marseli e ka përdhunuar. Me ka thënë Marseli se i shkruante vet ajo. Ajo i shkruante edhe burrit tim. I çonte foto. Burri i thoshte se s’ke pune me mua. Fliste me të dy vëllezërit“, tha Asja Lozhani.

 

7 MUAJ ME PARE

“Çonte foto dhe thoshte hajde me 30 mijë lekë”, vëllait i të arrestuarit në Maliq: Vajza është budallaçkë

'Nuk kemi bukë për të ngrënë'/ Arrestimet
Asllan Hyka

Asllan Hyka, vëllai i Selam Hykës, i cili u arrestua si i dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur me dhunë, është shprehur se vajza i kishte shkuar te shtëpia dhe e kishte kërcënuar.

Ai kërkon drejtësi, ndërsa thotë se nuk e di nëse i vëllai ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, për të cilën thotë se duhet të arrestohet.

"Vëllai u arrestua para dy ditësh. Janë dy budallaçka nga Leminoti, erdhën na takuan, më shante, o budalla. I kërkova ta mbyllnin gojën e të largoheshin.

Policinë e ka lajmëruar një djalë. Kushedi ndonjë dashnor i saj. Erdhi policia. Nuk e di a ka bërë vëllai marrëdhënie seksuale me vajzën, por kjo vajza i shkruan gjithë fshatit. Bën foto dhe u thotë "Hajdeni për 30 mijë lek", u thotë djemve dhe i gënjen.

Erdhi policia, e morën vëllain. Nuk kam folur me vëllain. Nuk e di a ka kryer a jo. Ajo është budallaçkë, ajo thotë do t'iu arrestojë të gjithëve.

Mos i lini rrugëve, futeni në punë. Mos me sillni probleme. Kërkojmë drejtësi. Nesër del dikush tjetër dhe me fut mua. Ta futin dhe vajzën në burg.

Ka edhe për budallenj burg. Nuk e di çfarë mund të ketë bërë vëllai, unë edhe djalin nuk e kontrolloj dot. Por ta marrin vajzën e ta arrestojnë. Ajo del e akuzon e mua nesër, ajo me ofendonte e mua", u shpreh Asllan Hyka.

Policia raportoi se një 16-vjeçare është abuzuar seksualisht dhe është shfrytëzuar për prostitucion nga dy persona, tashmë të arrestuar.

Policia e Maliqit ka arrestuar 41-vjeçarin Selam Hyka dhe 26-vjeçarin Marsel Baçi.

Ky i fundit dyshohet se ka qenë tutori i vajzës së mitur, dhe e shfrytëzonte atë prej disa vitesh.

Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat. Vetë e ëma duke folur për mediat, është shprehur se vajza ka tentuar disa herë që t’i japë fund jetës. / Versus.al

7 MUAJ ME PARE

“Më thoshte se do mbytej”/ Abuzimi sek*ual me të miturën në Maliq, e ëma dyshime se shfrytëzohej për prostitucion

'Nuk kemi bukë për të ngrënë'/ Arrestimet
E ëma e 16 vjeçares së abuzuar seksualisht

Korçë- Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e zbuluar së fundmi në Maliq ku një 16 vjeçare ishte abuzuar seksualisht për muaj me radhë nga Selam Hyka, 41 vjeç dhe Marsel Baçi,26 vjeç.

Në polici, e ëma e 16 vjeçares e cila kishte denoncuar ngjarjen e rëndë, ka deklaruar se ka dyshime se 26 vjeçari Marsel Boçi mund ta ketë shfrytëzuar për prostitucion të bijën.

Duke treguar detaje, ajo ka zbuluar se pasi e çonte 16 vjeçaren në shkollë ai shkonte dhe e merrte me motor, ndërsa e mitura në gjendje të rëndë psikologjike kishte menduar edhe vetëvrasjen.

“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor.

E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha”, ka thënë ndër të tjera e ëma e të miturës. Versus.al

7 MUAJ ME PARE

Abuzonin sek*ualisht me të miturën, arrestohen dy persona në Maliq, njëri 41 vjeç (EMRAT)

'Nuk kemi bukë për të ngrënë'/ Arrestimet

Korçë- Dy persona janë arrestuar nga policia në Maliq nën akuzën e abuzimit seksual me një të mitur 16 vjeçare.

Në pranga kanë rënë një 41 vjeçar i identifikuar si Selam Hyka dhe 26 vjeçari Marsel Baçi të cilët dyshohet se prej muajsh abuzonin me të miturën. Vajza pranoi ngjarjen e rëndë pas denoncimit të bërë nga e ëma në komisariat.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe personave të tjerë të përfshirë. Versus.al

Poll