Live Updates /

Kryeministria e blinduar, dy kordone policie dhe snajperistë, nis protesta e PD para qeverisë

*Mbi 1300 policë janë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës kombëtare të PD-së e cila ka nisur në orën 17:00. *Sali Berisha së bashku me deputetët e PD u nisën nga selia blu për t'ju bashkuar mijëra protestuesve të mbledhur në shesh.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Mbi 1300 policë janë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës kombëtare të PD-së e cila ka nisur në orën 17:00. *Sali Berisha së bashku me deputetët e PD u nisën nga selia blu për t'ju bashkuar mijëra protestuesve të mbledhur në shesh.

6 Postime
53 MINUTA ME PARE

Protesta e PD, dy kordone policore të vendosura në mbrojtje të kryeministrisë

Kryeministria e blinduar, dy kordone policie dhe snajperistë, nis protesta

Ndërkohë që pritet mbërritja e kryedemokratit Sali Berisha për të shënuar nisjen zyrtare të protestës së parë kombëtare për këtë vit, policia është vendosur para godinës së kryeministrisë.

Dy kordone me policë janë bërë mur para ndërtesës e cila është blinduar me dyer metalike, ndërsa nga tarraca ka mbikëqyrje nga snajperistë.

Grupe të tjera efektivësh qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të ndonjë përplasje me protestuesit. Versus.al

1 ORE ME PARE

Prag proteste/ 1300 policë në gatishmëri, kryeministria e blinduar dhe rrethuar me gardh metalik

Kryeministria e blinduar, dy kordone policie dhe snajperistë, nis protesta

Tiranë- 1300 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe sigurinë përgjatë protestës që do të nisë në orën 17:00 para kryeministrisë.

Godina e qeverisë është fortifikuar dhe është rrethuar nga gardhet metalike. Pritet që të ketë prezencë të shtuar të zjarrfikësve dhe ambulancës sipas protokollit.

Ndërkohë në boulevard vijojnë përgatitjet nga organizatorët e Partisë Demokratike ndërsa ka prezencë të lartë të kamerave të sigurisë që do të monitorojnë situatën. Një ditë më parë kryedemokrati Sali Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar që të qëndronte në zyrë gjatë protestës. Versus.al

 

2 ORE ME PARE

Pak para protestës, Berisha thirrje të rinjve: Keni shansin të riktheni shpresën

Kryeministria e blinduar, dy kordone policie dhe snajperistë, nis protesta

Ndërkohë që vetëm pak momente na ndajnë nga nisja e protestës kombëtare të thirrur nga PD, kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale të cilën e ka shoqëruar me thirrjen për të rinjtë duke thënë se sot ata kanë shansin e madh për të rikthyer shpresën.

“I bëj thirrje të rinjve të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot ju keni shansin e madh të riktheni edhe njëherë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve”- shkroi Berisha. Versus.al

3 ORE ME PARE

Protesta e PD sot para Kryeministrisë. Priten fjalime, molotovë e... 1350 policë në terren, alarm sigurie nga SHBA

Kryeministria e blinduar, dy kordone policie dhe snajperistë, nis protesta

Partia Demokratike mban sot protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë, ku kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndalimin e asaj që opozita e cilëson si ndërhyrje dhe bllokim të drejtësisë, veçanërisht në lidhje me rastin “Balluku”.

Tubimi pritet të nisë në orën 17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë. Gazetarët që zbulojnë zhvillimet në selinë blu raportojnë se gjatë protestës do të ketë fjalime politike, por përjashtohet mundësia që Partia Demokratike të qëndrojë sot për një kohë të pacaktuar në shesh.

Sipas disa burimeve mediatike, opozita po përgatitet për protesta të qëndrueshme dhe nuk përjashtohet që në një tubim të ardhshëm të vendoset qëndrimi i përhershëm përpara Kryeministrisë deri në largimin e kreut të qeverisë. Por sot duket se nuk do të mungojë as reagimi qytetar, duke përfshirë edhe përdorimin e molotovëve, siç ndodhi në protestën e kaluar.

Nga ana tjetër, policia ka marrë masa të shtuara sigurie. 1350 efektivë policie do të angazhohen për mbarëvajtjen e protestës. Sipas planit zyrtar të masave, do të ketë bllokime të shumta të qarkullimit rrugor:

Nga ora 23:45 e ditës së sotme, do të ndalohet lëvizja dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”;
Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një mesazh sigurie për shtetasit amerikanë që jetojnë ose ndodhen në Shqipëri. Në njoftim thuhet se protesta pritet të zhvillohet në segmentin midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza, pranë Kryeministrisë, duke paralajmëruar prani të shtuar policore, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut.

Ambasada këshillon qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës, të ndjekin mediat lokale dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve për çdo zhvillim të ri.

Protesta e sotme pritet të zhvillohet në një klimë të fortë tensioni politik, ndërsa vëmendja mbetet e përqendruar te mbarëvajtja e tubimit dhe reagimi i institucioneve.

5 ORE ME PARE

"Ora jonë po afron..." Berisha thirrje për “vërshim drejt Tiranës”, opozita sot protestë para Kryeministrisë

Kryeministria e blinduar, dy kordone policie dhe snajperistë, nis protesta

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka intensifikuar thirrjet për mobilizim masiv në protestën kombëtare të opozitës, e cila do të mbahet sot në orën 17:00 përballë Kryeministrisë në Tiranë.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar këtë tubim si një moment kyç për përballjen politike me qeverinë, duke u bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit që të bashkohen në kryeqytet. 

Protesta vjen në një klimë të tensionuar politike, mes akuzave të forta të opozitës ndaj qeverisë për korrupsion, keqqeverisje dhe kapje të institucioneve, ndërsa mazhoranca i ka cilësuar këto protesta si përpjekje për destabilizim.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e tubimit, duke paralajmëruar kufizime të qarkullimit dhe apeluar për shmangien e çdo veprimi që cenon rendin dhe sigurinë publike.

Tubimi i sotëm pritet të jetë një tjetër test force për opozitën, në një periudhë ku tensionet politike në vend mbeten të larta dhe përplasjet mes palëve vijojnë të ashpra.

8 ORE ME PARE

PD protestë sot para Kryeministrisë/ Bllokime rrugësh dhe thirrje për qetësi nga Policia

Kryeministria e blinduar, dy kordone policie dhe snajperistë, nis protesta

Partia Demokratike e Shqipërisë mban sot një protestë kombëtare para Kryeministrisë në orën 17:00, duke paralajmëruar një marrëdhënie të tensionuar me qeverinë dhe duke shkaktuar masa të rrepta sigurie nga Policia e Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, disa akse kryesore rrugore do të jenë të bllokuara: Nga ora 23:45 e sotme, nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura e Dajtit deri te rruga “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, bllokime do të ketë gjithashtu në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia ka marrë masa për devijimin e qarkullimit dhe apelon tek qytetarët të shmangin këto akse, duke përdorur rrugë alternative për të mos penguar lëvizjen e pjesëmarrësve.

Gjithashtu, blutë bëjnë thirrje që të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të kërcënojë rendin dhe sigurinë publike gjatë protestës.

 

Poll