
Në një ndeshje interesante në fazën 1/8 të Ligës së Kampionëve, Arsenal mori barazim në minutat e fundit ndaj Bayer Leverkusen, në përballjen që u mbyll 1-1.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e balancuar, por Bayer Leverkusen mori avantazhin menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë.
Në minutën e 46’, Robert Andrich kërceu më lart se të gjithë në zonë dhe shënoi me kokë, duke mposhtur portierin David Raya për 1-0.
Pas një presioni të vazhdueshëm dhe disa ndërhyrjesh të diskutueshme nga Bayer Leverkusen, Malik Tillman shkaktoi penallti minutën e 86-të.
Pas verifikimit nga VAR, gjyqtari Halil Umut Meler konfirmoi penalltinë, dhe Kai Havertz nuk gaboi, duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 89-të. Për ta kuptuar se kush kalon tutje, duhet të pritet ndeshja kthyese. Versus.al

