MAGAZINË /

Rrëfimi prekës i banores së Big Brother: Nuk kam kontakt me nënën prej vitesh, por e fal

Nikol Projko, banore e re e Big Brother, rrëfeu se nuk ka pasur kontakt me nënën prej 7-8 vitesh dhe ka kaluar fëmijërinë e saj duke jetuar me babanë. Ajo gjithsesi tha se e fal nënën dhe ka mësuar të pranojë dhe përballojë situatën.

Shkruar nga Versus
Rrëfimi prekës i banores së Big Brother: Nuk kam kontakt me
Nikol Projko

Një nga banoret më të reja të shtëpisë, Nikol Projko, ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në dhomën e rrëfimit.

Ajo tregoi se prej disa vitesh nuk ka asnjë kontakt me nënën e saj dhe jeton me babanë që kur ishte vetëm 15 vjeçe.

E pyetur nëse do e falë nënën e saj, Nikol u shpreh se po.

Më pas ajo shkoi në dhomën e surprizave, ku lexoi një letër të dërguar nga babai i saj.

Në rrëfimin e saj, ajo tha:

"Nuk kam kontakt me mamin. Ka shumë vite tani, gati 7 apo 8 vite. Kanë menduar që ishte më e mira të më rrisnin gjyshërit, në perceptimin e tyre. I takoja një herë në vit, kur kam qenë 12-13 vjeçe. Kur mami dhe babi janë kthyer, kemi jetuar 2 apo 3 vite bashkë, pastaj ka ardhur divorci. Ka qenë e vështirë, ka pasur edhe çështje ligjore. E kam kaluar, por thjesht më prek si situatë. Jam shumë pro që ajo donte të vazhdonte jetën e saj, por jo në atë lloj mënyre që ndoshta do më dëmtonte mua. Në momentin që mami nuk ka komunikuar më, unë si fëmijë thjesht e kam pranuar edhe e kam kaluar dhe jam në këtë pikë që them kam bërë shumë mirë."

Versus.al

Poll